Dasma e tyre pritej prej kohësh duke qenë se janë bashkë prej 12 vitesh. Alban Skënderaj dhe Miriam Cani vendosën të martoheshin "në fshehtësi" në Maldive në një vend shumë domethënës për ta.
Vite më parë, Albani i propozoi nën ujë Miriamit në po të njëjtin vend. Çifti u rikthyen sërish në këtë destinacion, një muaj më parë për t'i thënë "PO" njëri-tjetrit përgjithmonë. Në këtë udhëtim të veçantë i shoqëronte edhe Ameli, fruti i dashurisë së tyre. Mirëpo, pse e mbajtën të fshehtë dasmën e tyre? Në një intervistë për Prive, Albani ka treguar se ai dhe Miriami nuk kanë dashur asnjëherë një dasmë madhështore, por sa më private, me njerëzit që vërtet kanë rëndësi për ta.
“Ishte eksperiencë e paparë, pak e lodhshme, por shumë e bukur! Ishte një ndjenjë fantastike! Ne nuk kemi qenë ndonjëherë shumë për këto dasmat me pompozitet, madhështore, apo me shumë njerëz. E kemi pak të vështirë, se jemi natyra të tilla. Për ne ishte fantastike të kishim njerëzit tanë afër, vajzën tonë në atë vend magjik, ishte pikturuar vetë gjithçka, s’kishte nevojë për dekor. Fakti që ne ishim fejuar aty në të njëjtin vend për ne ishte diçka shumë speciale, ndoshta simbolike, por gjithsesi një kujtim i bukur",-është shprehur Albani.
Në Maldive duket të jetë vendi më fat i çiftit, pasi aty morën vesh edhe lajmin e bukur se do të bëhen edhe më një fëmijë tjëtër. Miriami, siç e dini është shtatzënë, në pritje të fëmijës së dytë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.8%
-
Jo
25.5%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 149
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Albani dhe Miriam së shpejti prindër? Këngëtarja zbulon të vërtetën
8 Dhjetor 2024, 19:39
-
'Nata e Bardhë' ndez sheshin 'Skënderbej' me yjet e muzikës shqiptare, mijëra të rinj në festë (VIDEO+FOTO)
3 Dhjetor 2024, 22:13
-
'Nata e Bardhë' rikthehet në Tiranë, ‘magji’ dhe yje në sheshin ‘Skënderbej’! Nga Alban Skënderaj te Era Rusi, ja artistët që ngjiten në skenë
2 Dhjetor 2024, 10:58
-
Alban Skënderaj zbulon 'sherrin' me Miriamin: Më ka 'nxirë jetën' 6 vjet
15 Nëntor 2024, 14:53
-
Këngëtarja nga Kosova i jep fund beqarisë, foto nga dasma me biznesmenin zviceran
27 Shtator 2024, 08:24
-
Video/ Atmosferë fantastike në koncertin e muzikës së lehtë dhe popullore “Fieri In Fest”
13 Gusht 2024, 12:34
-
U jam në borxh! Alban Skënderaj flet për fëmijët: Askush dhe asgjë nuk mund ta zëvendësojë prezencën e një babai
9 Gusht 2024, 17:55
-
Gramsh/ Qindra vizitorë ndjekin aktivitetin 'Ëndrra mbi levando', turistët shijojnë natyrën nën tingujt e Alban Skënderaj
30 Qershor 2024, 18:51
-
VIDEO/ Më shumë se 24 mijë bileta të shitura, Alban Skënderaj mbush stadiumin ‘Air Albania' me koncertin ‘Motiv’
6 Qershor 2024, 21:59
-
Motiv! Koncerti i Alban Skënderaj shënjon 20 vite karrierë! Më 6 qershor në ‘Air Albania’, bashkë me Miriamin
4 Qershor 2024, 17:07
-
'20 orët e vështira në det në anijen me 400 veta, për 2 javë familja s'dinte asgjë! Alban Skënderaj tregon udhëtimin në Itali në vitin 1997, një ditë para se të mbytej 'Otrantoja'
25 Maj 2024, 08:25
-
Italianët nuk paguan faturën në Berat, reagon Alban Skënderaj: Po i trajtoni italianët sikur janë superiorë ndaj shqiptarëve
22 Gusht 2023, 11:14