Prezantuesja e njohur e ekranit Albana Osmani ka publikuar në faqen në Instagram një foto ku shfaqet së bashku me Gent Pjetrin ose ndryshe doktorin e “Fiks Fare” dhe velinat e këtij emisioni. Në këtë foto ajo ka shkruar :

“Sonte unë nis një eksperiencë të re në TCH. Faleminderit për besimin Filip Çakullit . Pas pak në FIKS FARE !!”.  E kontaktuar nga “THASH&THEM” për më tepër informacion rreth kësaj fotoje Albana Osmani është shprehur:

“Tashmë është një erë tërësisht e re për Fiks Fare. Formati do të marri tërësisht trajtat e emisionit italian “Striscia la Notizia” dhe  unë do t’i bashkohem këtyre risive në format, të cilat do të jenë të shumta” ,-ka vijuar prezantuesja Osmani. 

E në fakt duket se Albana Osmani është vetëm një nga surprizat e ndryshimeve të formatit pasi pritet të shtohen edhe personazhe të tjerë në prezantimin e "Fiks Fare", duke e ndarë kështu karrigen e prezantimit me gazetaren Fjori Dardha.



albana osmani

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)