A i kanë dhënë kongresmenët amerikanë shpjegime për shpalljen ‘non grata’ të Berishës? Basha: I sigurova që unë dhe PD s'do jemi avokati personal i askujt

TIRANË- Që e ka seriozisht ‘luftën’ me Sali Berishën, Lulzim Basha ua ka premtuar edhe amerikanëve. Kryedemokrati ua ka bërë të qartë kongresmenëve dhe ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim që sot i priti në zyrë se ai dhe PD-ja nuk do të jenë avokat personal të askujt, dhe këtu e kishte fjalën për Sali Berishën e shpallur ‘Non Grata’ nga aleati më i madh.

“PD dhe unë nuk jemi dhe nuk mund të bëhemi avokat personal të askujt, por jemi avokat dhe luftëtarë për hallet dhe problemet e përditshme të shqiptarëve, që senatorët më tha se do kemi mbështetjen e plotë”, tha Basha.

Pas takimit me kongresmenë amerikanë dhe ambasadoren Yuri Kim Basha tha se prioritet i PD është ndarja nga e shkuara. Ai tregoi se ka diskutuar edhe për propozimin e demokratëve, për Vettingun e politikanëve, e që sipas tij, kanë shprehur interes të veçantë.  

“Së bashku me zyrtarë të lartë të sigurisë Kombëtare vizituan PD dhe na dhanë mundësinë për të shkëmbyer mendime për gjendjen politike në Shqipëri dhe rajon dhe bashkëpunimin Shqipëri dhe SHBA, në prioritetin e parë, rendita domosdoshmërinë e rikthimit të vendit në shina demokratike dhe rolin e veçantë që ka lufta kundër korrupsionit, kur krimit të organizuar dhe bashkëpunimit mes politikës dhe krimit, ku shfaqen një interes të veçantë për vettingun e politikaneve dhe për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, folëm për rëndësinë, jo vetëm për sigurinë dhe paqen e demokracinë, lufta kundër korrupsionit, por edhe për faktin që rajoni po përjeton një nevojë të ngushtme për të kthyer BP në shinat e legjitimitetit, demokratik, se kjo situatë është produkt i drejtpërdrejt i autokratëve të Ballkanit që kanë shkatërruar bazat e demokratike, duke shkatërruar 25 prillin dhe raportin e OSBE ODIHR, dhe duke treguar vendosmërinë për të mos iu ndarë kauzës së shqiptarëve që të kenë politikanë të pastër, që u shërbejnë qytetarëve, pata mundësinë edhe se si përmes Vettingut do të mundësojmë atë deficit që çdo shqiptar e ndjen, fakti që reforma në drejtësi nuk ka qenë në gjendje të çojë para drejtësisë asnjë politikanë për korrupsion dhe asnjë bos dhe kjo është në funksion të manipulimit të zgjedhjeve, ndaj vettingu i politikanëve ishte në fokus të bisedës, dua t’i falënderoj për praninë e tyre, një delegacion mbi partizanë, ndonëse me dominancë nga partia Republikane, si motra e PD, pavarësisht prej natyrës së delegacionit, ne u pamë sy më sy mbi shqetësimet dhe prioritet e PD në funksion të zgjidhjet”, tha Basha.

Basha i dha përgjigje edhe akuzave të deputetes së tij Albana Vokshit se demokratët nuk u lejuan të diskutojnë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar gjatë mesditës të së hënës në selinë blu.

"Sajesë", tha kryedemokrati. 

 

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:33
Pas Ramës, Kim me kongresmenët amerikanë i shkojnë në zyrë Lulzim Bashës

Pas Ramës, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim me kongremenët amerikanë i janë drejtuar selisë blu, në një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 09/11/2021 03:35

    Oh ca te shkrijne fare keta. Kongresmenet qe kane ardh per tu nginjur te Sofra e Ariut. Kaq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nuk ia dalin me votë, psikologët drejt gjykatës shkarkimin e presidentes së urdhrit! Altin Nika, votohet presidenti i ri

Nuk ia dalin me votë, psikologët drejt gjykatës shkarkimin e presidentes së urdhrit! Altin Nika, votohet presidenti i ri