Albana Vokshi në 'Kontrast' në Report Tv, publikon formularin me firmën e saj për thirrjen e Kuvendit: Po u ofrohen vende pune demokratëve që të mos mbështesin Berishën

Edhe pse Berisha ka qenë një prej artikuluesve të parë, me këmbëngulje të idesë së lënies së mandateve të deputetëve nga PD, edhe pse perceptohet si njeriu që e shtyu Lulzim Bashën për ta marrë këtë vendim, së fundmi ka artikuluar përmes bashkëpunëtorëve të tij se ka qenë kundër. 

E ftuar në emisionin ‘Kontrast’ të Report TV, deputetja Albana Vokshi tha se Sali Berisha nuk ka qenë plotësisht dakord për djegien e mandateve.

“Unë di që në Grupin Parlamentar, Sali Berisha ka qenë I vetmi që nuk ishte dakord 100% për djegien e mandateve. Ai tha se para këtij hapi ka aksione të tjera me protesta të pandalshme e të tjera. Pra unë nuk e besoj që ka qenë zoti Berisha pas këtyre vendimeve” – tha ajo. 

Vokshi tha se në çdo ‘Foltore’ Sali Berisha e cilëson 25 Prillin si masakër elektorale, ndërkohë që Basha hesht.

“Zoti Berisha është i qartë në këtë pjesë, ka qenë masakër elektorale sepse nuk u ndëshkuan ata që u përfshinë në krimet elektorale. Janë arrestuar disa komisionerë, që janë të fundit fare në listën e fajtorëve. Çdo ditë e më shumë djegia e mandateve ka rezultuar se dalja nga institucionet ishte e gabuar sepse nuk funksionon. Do të funksionte nëse do të kishte rregulla loje, por Edi Rama nuk i ndjek ato” – tha Albana Vokshi.

Vokshi publikoi formularin e firmosur prej saj, për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD. 

Formulari i firmosur nga Albana Vokshi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:14
Vokshi: Basha të përballet në Kuvend me Berishën! Po ofrohen vende pune për demokratët që mos mbështesin Berishën

 

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, tha sot në ‘Kontrast’ se Sali Berisha e mbështeti Lulzim Bashën në fushatë me qëllim që të fitonte Partia Demokratike. Ajo u shpreh se është dëshmitare që Sali Berisha s’ka pasur rol vendimmarrës në PD dhe se çdo vendim është marrë nga Lulzim Basha dhe strukturat.

Duke u ndalur tek mbledhja e firmave, Vokshi solli në studion e emisionit formularin e saj teksa shtoi se janë më tepër firmëtarë se 4,200.

“Ju e dini që donin të përjashtonin Agron Shehajn nga gara, ndërkohë që ai mori 15 përqind të votave. Përse nuk shkon në Kuvend Lulzim Basha dhe të garojë përballë Berishës? Le të votëbesohet edhe tek anëtarësia, se po e thërret 60% e anëtarësisë… Ne zgjodhëm Edi Palokën për të dorëzuar firmat sepse Këshilli Kombëtar është i vetmi forum i konstituar” – tha Vokshi për Report TV.

Ajo u shpreh se Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi duhet të distancohen nga dhuna dhe shantazhet në degët e PD.

“Një gruaje kryetari i degës i ka bërë shantazh ndërkohë që i ka ofruar një vend pune në bashkinë e Durrësit. Se çfarë aksesi kanë njerëzit e Bashës në bashkinë e Durrësit…” - tha ajo.

Ora 18:37
Vokshi: Basha të mos fshihet pas SHBA-ve! Dëshira e tij, uzurpimi i strukturave të PD!

 

Deputetja Albana Vokshi tha këtë të premte se kriza e brendshme në PD erdhi si pasojë e vendimit të Lulzim Bashës në shkelje të statutit për të përjashtuar Sali Berishën. Ajo u shpreh se vendimi ishte në kundërshtim me statutin dhe se Basha nuk duhet të fshihet pas SHBA. Vokshi shtoi se sa i përket zgjedhjeve në LDG, ato janë ezauruar në çdo degë dhe prezent ka qenë vetë Gazment Bardhi.

“Zoti Basha ka thënë se vendimi ka qenë personali i tij, ndaj nuk ka pse fshihet sot pas Amerikës. Zënia apo uzurpimi i hapësirave që nuk i takojnë, siç është shpallja e zgjedhjeve, nuk i takon. Për më tepër që PD është e përfshirë në zgjedhje në çdo degë, ka qenë vetë zoti Bardhi present. Lidhja Demokratike e Gruas e ka kryer procesin e vet. Vetëm duhet Kuvendi tashmë dhe e zgjedh Kuvendi, e zgjedhin gratë. Pra dëshira për të uzurpuar çdo pozicion ka çuar në këtë situatë në PD. Tani është sovrani, anëtarë, që të vendosin se kush duhet të jetë kryetar i PD. Me sa duket zoti Basha është në minorancë. Kush ka shumicën pastaj, formon qeverinë. SHBA janë të detyruara pastaj të vendosin marrëdhënie me qeverinë” – tha Vokshi.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Palma: 12/11/2021 19:04

    Vetem ata qe mbeshtetin thirrjen tende “ti varim te palma”, vec ata besojne pallavrat e foltoreve tuaja, ata qe vijne nga burgjet jashte e brenda vendit gati per te mare armet dhe tufat e injoranteve qe rrine neper kafe e pazare me fara kunglli. Po shyqyr qe jane me pak se shumica popupullit!

    Përgjigju
    • Katarakti: 13/11/2021 12:03

      Albana mediokre dhe motrat Vokshi! Kurvat e Saliut!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës