Çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë duke përgatitur një surprizë të re për fansat e tyre. Në faqet e tyre përkatëse në rrjetet sociale ata kanë publikuar se së shpejti do të vijnë me një produksion të ri muzikor me titull “Eja me shiun”.

Kjo nuk është hera e parë që Albani dhe Miriami sjellin  një produksion muzikor së bashku. Çifti i këngëtarëve të cilët janë të fejuar me njëri-tjetrin duke kujtuar këtu këngën “Ende ka shpresë”.

Mjaft kërshëri ka zgjuar edhe fotoja e publikuar në rrjete sociale, e cila paralajmëron se kënga do të vij edhe në versionin anglisht nën titullin “Bring the Rain”. Foto  të kujton filmin e njohur me protagonist Patrick Swayze në prodhimin kinematografik “Dirty Dancing”.

alban skenderaj miriam cani

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)