Albani “godet” përsëri,
së shpejti me super hit

Albani “godet” përsëri,<br />së shpejti me super hit
Duket se këngëtari shqiptar Alban Skënderaj nuk ka të ndalur.

Vetëm pak ditë më parë ai publikoi klipin e tij “Nëse thua Po”, ndërsa së shpejti pritet të nxjerrë një tjetër klip.

Këtë herë Albani do të vijë në bashkëpunim me Dj Dalool kanë bërë të ditur mediat kosovare.



Sipas tyre kënga, e cila do të jetë e shoqëruar edhe me videoklip ka përfunduar.

Albani ka punuar fort për të sjellë një klip me standarde të larta dhe plot ritëm.

“Kur më vjen në ëndërr, e pranoj dhimbja është e ëmbël.
Kur më vjen në ëndërr, zgjohem dhe më pëlqen...
Më pëlqen ky fakt, dhe më vjen të qesh të qaj...
Më pëlqen ky fakt, se jam peng i vështrimit të saj...”, është një pjesë e tekstit të këngës së re të Albanit dhe Dalool.



Teksti është shkruar nga vetë Albani, ndërkohë që titulli ende nuk dihet.

(b.t/shqiptarja.com)

7/2
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn