TIRANË - Kompania e fluturimeve “Albanian Airlines”, e cila prej kohësh ka mbyllur aktivitetin e saj, kërkon të shpallet zyrtarisht e falimentuar. Pronarët e kompanisë kanë depozituar në Gjykatën e Tiranës një padi për ta shpallur të falimentuar. Çështja është marrë nën shqyrtim nga gjyqtari Astrit Faqolli.
Padia është bërë ditën e djeshme, 5 mars 2014. Në padi thuhet se, shoqëria "Hava-Havaalanlari yer Hizmetleri A.S (Albanian Airlines) ka bërë kërkesë për deklarim falimentimi.
“Hapja e procedurës së falimentimit të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar "Albanian Airlines" sh.p.k, e regjistruar si person juridik me nr. NUIS-i J61827030N, me seli në sheshi “Avni Rustemi”, Pallati Teuta Construction, Kati I, Tiranë-Shqipëri, për shkak të gjendjes së paaftësisë paguese”, thuhet në padinë e bërë nga Albanian Airlines.
Ndërkaq çështja është në gjykim dhe ende nuk është zhvilluar seanca e parë e saj. Kërkesa për falimentin e Albanian Airlines vjen pasi Gjykata e Tiranës, ka çuar drejt falimentimin e kompanisë tjetër ajrore, Belle Air. Vendimi u dha disa javë më parë nga gjyqtari Ilir Çeliku.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com