Albanologut dhe studiuesit arbëresh, Francesco Altimari, i është bërë një surprizë sot për 60-vjetorin e lindjes. Akademia e Shkencave dhe Fondacioni “Noli” organizuan botimin e promovimin e librit “Studime” me rreth 60 studime të tijat albanologjike.
Promovimin e çeli Floresha Dado dhe foli për kontributin e Francesko Altimarit në gjuhësinë shqipe e disiplina të tjera të albanologjië. Ndërsa akademiku Kolec Topalli ka kujtuar lidhjet e hershme të gjuhëtarëve shqiptarë me ata arbëreshë, kur Altimari ishte një pikë referimi.

Prof. dr. Seit Mansaku e Shaban Sinani vlerësuan pasionin dhe kompetencat e Altimarit për për historinë, gjuhën dhe kulturën shqiptare. Altimari me albanologun tjetër bashkudhetarë, Matteo Mandala, ia kanë kushtuar jetën dhe veprën e tyre komunitetit arbëresh, duke e afirmuar identitetin e tij me metoda shkencore.
Matteo Mandala ka shkruar për jetën dhe veprën e studiuesit arbëresh nga Shën Mitri i Kalabrisë, për punën e tij në rini në revistën “Zjarri”, për kontaket e letërkëmbimet me studiuesit shqiptarë ndër vite e shkëmbimet kulturore me arbëreshët, por dje në 60- vjetorin e mikut të punës dhe të halleve s’i përmbajti emocionet.
E ndërsa profesor Mandala thotë për Francesco Altimari se ia ka dalë ta përfshijë gjuhësinë shqipe mes disiplinave që gëzojnë prestigj dhe respekt në Itali, Francesko Altimari ndjehet shumë i lumtur për surpizën simbolike.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO