E akuzoi se favorizon Ramën, Kim i përgjigjet Metës pas takimit me Bashën: SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat, por të drejtën për të votuar në paqe

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ia ka bërë të qartë presidentit Ilir Meta se SHBA-ja nuk mbështet asnjë kandidat apo parti politike në këto zgjedhje. Akuzave të kreut të shtetit se “po favorizon kryeministrin Edi Rama”, Kim iu përgjigj shumë shkurt dhe qartë se SHBA-së i intereson vetëm zhvillimi i zgjedhjeve në paqe, pa cenuar votën e asnjë qytetari.

“Takova sot kryetarin e PD, Lulzim Basha, njësoj siç jam takuar me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama në 48 orët e fundit. Ne përsërisim se nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat. Por ne absolutisht mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe”, shkruan ambasadorja Kim.

Postimi i ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim

Kjo përgjigje vjen për Metën, pas takimit që zhvilloi ambasadorja me kryedemokratin Lulzim Basha. Takimi është zhvilluar në selinë blu dhe vjen vetëm pak orë para zgjedhjeve të 25 prillit, si dhe sulmeve të bëra nga presidenti në drejtim të SHBA-së, për të cilat deri më tani, PD dhe Lulzim Basha nuk janë distancuar publikisht. Takimi ka zgjatur për rreth 1 orë dhe në përfundim të saj, Kim u largua pa dhënë një prononcim për mediat.

Presidenti Ilir Meta, dje i dalë krejtësisht nga kontrolli, ka bërë deklarata të forta kundër ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ku e ka akuzuar se po mbështet Ramën në këto zgjedhje. Sipas Metën, Kim e ka “kërcënuar” duke  i thënë që të “mos bëj zhurmë se SHBA di ca gjëra për ty”. Kreu i shtetit shkoi edhe më tej duke thënë se e di që “SHBA-ja do ta vrasë”, por vijoi kërcënimet e tij duke thënë se nuk ka “vetëm SHBA-ja raketa, por edhe Rusia apo Koreja e Veriut”.

Në ndryshim nga Basha, lidhur me deklaratat e Metës, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke thënë se “Iliri është dehur komplet dhe jashtë binarëve”, duke paralajmëruar se nëse nuk do të japë dorëheqjen do e shkarkojë Kuvendi, pa pritur krijimin e parlamentit të ri pas zgjedhjeve të 25 prillit. Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar retorikën e tij politike, me sulme dhe akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Edi Rama, por këtu nuk ka kursyer as ambasadorët, e më specifikisht Yuri Kim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:48
E akuzoi se favorizon Ramën, Kim i përgjigjet Metës pas takimit me Bashën: SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat

1619184484_kim10.png

Ambasadorja Yuri Kim zbardh takimin me Bashën.

“Në 48 orët e fundit takova Metën dhe Ramën. Përsërisim që SHBA nuk është mbështetës i asnjë partie apo kandidatit, por mbështesim absolutisht të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe”, shkruan Kim.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë

Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë