Yuri Kim mesazh Presidentit: E papranueshme të kërcënosh me sfurqe, këto deklarata meritojnë dënim! Meta s'ndalet: Raketa ka dhe Rusia, jo vetëm SHBA! Nëse preket vota këtu do bëhet hataja

Yuri Kim mesazh Presidentit: E papranueshme të kërcënosh me sfurqe, këto deklarata meritojnë dënim! Meta s'ndalet: Raketa ka dhe Rusia, jo vetëm SHBA! Nëse preket vota këtu do bëhet hataja

Ilir Meta dhe Yuri Kim

Dënimi i ashpër dhe mesazhi i qartë që ambasadorja Yuri Kim i bëri deklaratës së Ilir Metës "për të mprehur sfurqe dhe sëpata për mbrojtjen e votës" ka nxjerrë jashtë çdo kontrolli kreun e shtetit, i cili shpërtheu në kërcënime ndaj SHBA dhe ambasadores Kim. Sulmet e Metës nisën pasi ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dënoi ashpër duke shigjetuar drejtpërdrejt kreun e shtetit duke i thënë se thirrjet e tij për mprehje të sfurqeve dhe sëpatave janë të papranueshme dhe të dënueshme dhe se për këtë duhet të mbajë përgjegjësi. Kim shkruan se ata që nxisin dhunën se nuk u pëlqen rezultati i 25 prillit duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre

"Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin "sfurqet" në 25 Prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal", shkruan Kim.

Kaq mjaftoi që Ilir Meta të humbasë durimin dhe arsyetimin dhe të nisë me deklarata se ai është kërcënuar nga ambasadorja Yuri Kim, ku sipas tij ajo i kishte thënë se “mos bëj zhurmë se dimë ca gjëra për ty”. Nga studio e televizionit të familjes Berisha, Meta i është përgjigjur Yuri Kim që të mos mbështesë më Ramën dhe të mos ndërhyjë më në punët e brendshme të Shqipërisë.

Jashtë kontrollit dhe i acaruar, Ilir Meta i është drejtuar ambasadores ta lajmërojnë nëse SHBA ka ndonjë problem me të, ndërsa shton se " di që ju edhe më vrisni po të doni”, duke i kërkuar që "të paktën të më çoni te Mali me Gropa".

"Meqë mëdergoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbështet më Edi Ramën. Meqe jam transparent po ju them edhe një fakt qe Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës. E përqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll ndërhyre ne punet e brendshme te Shqipërisë ne kete menyre te njeanshme. Donte të futej në lojë kjo, ta bëjmë lojën tamam ne. Më ka marrë në telefon se kisha bërë letër unë se donin ta fusnin prapë në KLD këtë Dvoranin. Edhe i them unë “thirrini mendjes se ky nuk është as në KLGJ, dhe ky është edhe me Venecian etj, etj”. Nuk do ta botoja letrën në orën 11 se nuk doja të ndërhyja në një vendim të organeve të drejtësisë. Ajo më merr në telefon dhe më thotë “ti zotëri nesër mos bëj zhurmë po qe se këta e bëjnë kështu”. I them “moj zonjë ne kemi bërë një marrëveshje, se ky nuk është as anëtar i gjykatës së Lartë”. “Po ne dimë disa gjëra për ty”, më thotë mua kjo. Ambasadroja i thotë presidentit që dimë ca gjëra për ty. Çfarë dini për mua i nxirrni i thashë, se unë nuk e shkel Kushtetutën. Çfarë ke ti për mua dhe çfarë ka Amerika për mua mund ta nxirrni dhe unë këtë vagabond dhe horr nuk e pranoj. Janë I kam thënë që nëse keni gjë me mua më lajmëroni nëse e keni se unë e di që ju më vrisni nëse doni. Por të paktën, më çoni te Mali me Gropa dhe më lëshoni një raketë që të mos dëmtoni njerëzit e tjerë", tha Meta.

Edhe kryeministri Edi Rama ka komentuar sulmet e Ilir Metës ndaj ambasadores së SHBA, Yuri Kim, ku tha se Presidenti është një i “dehur” dhe i dalë jashtë binarëve”.  Rama u shpreh se me çmendurinë e fundit të Metës ai ose do të jap vetë dorëheqjen ose do të shkarkohet nga Kuvendi ekzistues menjëherë pas zgjedhjeve.

Postimi i ambasadores Yuri Kim

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:31
Meta: Nuk ia jap firmën për kryeministër Ramës edhe nëse merr 71 mandate! Do i jap dorëheqjen time dhe do dal në bulevard

 

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, ku tha se edhe nëse Rama i merr 71 mandate pa cenuar zgjedhjet e lira, ai nuk do ia jap firmën për kryeministër, por do t’i dorëzojë dorëheqjen e tij. Ai tha se do t’i dorëzojë dorëheqjen Ramës dhe do të dalë në bulevard, pasi e respekton vendimin e popullit.

“Deri tani zgjedhjet janë cenuar rëndë vetëm nga Edi Rama. Unë apeloj nga ky moment që të gjithë të reflektojnë, në mënyrë që të lejojmë shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë. Nëse ai merr 71 mandate, unë firmë për kryeministër nuk i jap, por do i jap dorëheqjen time. Unë e respektoj vendimin e popullit. Unë dal në bulevard dhe ia lë zyrën atij”, tha Meta.

Ora 23:07
Meta: Raketa ka dhe Rusia, jo vetëm SHBA! Nëse preket vota këtu do bëhet hataja

Ilir Meta ka habitur me deklaratat e tij duke thënë se nuk ka frikën e SHBA edhe pse ata mund ta vrasin, ndërsa tha se raketa ka edhe Rusia apo Koreja e Veriut dhe jo vetëm SHBA.

“Nëse ajo dëshiron të dalë në podium të bëjë fushatë me Ramën le të dalë ne do të mbrojmë zgjedhjet. I kam thënë Donld Lu, jo ti por Sekretari i Mbrojtjes që ka raketat bërthamore, edhe për atë nuk dua t’ja di nëse mendoj se kam të drejtë. Cfarë ka Amerika dhe BE për mua ti nxjerrin. Më keni parë mua të ndërhyj në punët e Amerikës? Jo, as ata të mos ndërhyjnë. Amerikën e duam për zgjedhjet e lira. Po të jetë se kemi frikë nga Amerika se ka aeroplanmbajtëse dhe raketa, ka edhe Rusia, duhet të kemi frikë edhe nga Rusia, ka edhe ky, koreano-veriori, edhe ai ka, por ne e duam për demokracinë” tha Meta.

Meta kërcënoi të mos tentohet që të cenohet vota në 25 Prill, pasi në të kundërt, situata do të përshkallëzohet.

“Këtu do të bëhet hataja po preku një votë. Ditën e zgjedhje do të jem në Durrës dhe Vlorë. Ilir Meta mund të ikë nga Presidenca por mbush sheshin” tha ai nga studio e televizionit të familjes Berisha.

Ora 22:48
Meta: I kam thënë Kim se unë e di që ju edhe më vrisni nëse doni, po të paktën më çoni te Mali me Gropa dhe më lëshoni një raketë

Jashtë kontrollit dhe i acaruar, Presidenti Ilir Meta nuk kurseu sot as sulmet ndaj ambasadores së SHBA, Yuri Kim. Meta tha se i ka thënë ambasadores ta lajmërojnë nëse SHBA ka ndonjë problem me të, duke shtuar se “unë e di që ju edhe më vrisni po të doni”, duke i kërkuar që "të paktën të më çoni te Mali me Gropa".

“Janë 100 ambasada të mbajnë vendin e tyre. Nëse SHBA kanë një problem me mua siç thotë ky qen bir qeni çuni i Kristaq Ramës, SHBA nëse kanë gjë me mua, se ky nxjerr spiunët e UDB-së, Ffrrok Çupin me shokë. Ilir Meta e di që nuk është i pavdekshëm, nuk jam nga ata që mendojnë se jam i pavdekshëm, se kur ka vdekur dhe Skënderbeu, jo më Ilir Meta. I kam thënë që nëse keni gjë me mua më lajmëroni nëse e keni se unë e di që ju më vrisni nëse doni. Por të paktën, më çoni te Mali me Gropa dhe më lëshoni një raketë që të mos dëmtoni njerëzit e tjerë. Takimin e parë ia kam thënë zonjës, moj zonjë, je këtu për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës dhe jo mes Serbisë dhe Amerikës”, tha Meta nga studio e televizionit të familjes Berisha.

Ora 22:27
Ilir Meta: Kim më ka kërcënuar, më tha 'mos bëj zhurmë se dimë ca gjëra për ty', le t’i nxjerrin të gjitha çfarë kanë

Ilir Meta ka akuzuar ambasadoren amerikane Yuri Kim se e ka kërcënuar, ku sipas tij ambasadorja i ka thënë “mos bëj zhurmë se dimë ca gjëra për ty”, ndërkohë që Meta thotë se nuk do e shkelë Kushtetutën dhe Amerika mund të publikojë gjithçka që ka për të, pasi nuk e ka problem.

“Donte të futej në lojë kjo, ta bëjmë lojën tamam ne. Më ka marrë në telefon se kisha bërë letër unë se donin ta fusnin prapë në KLD këtë Dvoranin. Edhe i them unë “thirrini mendjes se ky nuk është as në KLGJ, dhe ky është edhe me Venecian etj, etj”. Nuk do ta botoja letrën në orën 11 se nuk doja të ndërhyja në një vendim të organeve të drejtësisë. Ajo më merr në telefon dhe më thotë “ti zotëri nesër mos bëj zhurmë po qe se këta e bëjnë kështu”. I them “moj zonjë ne kemi bërë një marrëveshje, se ky nuk është as anëtar i gjykatës së Lartë”. “Po ne dimë disa gjëra për ty”, më thotë mua kjo. Ambasadroja i thotë presidentit që dimë ca gjëra për ty. Çfarë dini për mua i nxirrni i thashë, se unë nuk e shkel Kushtetutën. Çfarë ke ti për mua dhe çfarë ka Amerika për mua mund ta nxirrni dhe unë këtë vagabond dhe horr nuk e pranoj”, tha Meta nga studio e televizionit të familjes Berisha

Ora 22:24
Meta humb kontrollin: Kim të mos ndërhyjë më në punët e brendshme të Shqipërisë! Më 25 prill votojnë dëshmorët

Jashtë  kontrollit, i acaruar dhe i papërmbajtur në deklaratat e tij është shfaqur Ilir Meta pas dënimit të deklaratave të tij kërcënuese nga ambasadorja Yuri Kim. Me një gjuhë aspak etike për kreun e shtetit, Meta ka deklaruar se është turp për Ambasadoren Yuri Kim që të mbrojë Edi Ramën dhe se e fton atë në ballafaqim live  dhe se të mos ndërhyje më në punët e brendshme të Shqipërisë. Meta madje shprehet se më 25 prill do të votojnë dëshmorët.

" Tani live sapo me shkruajti Ambasadorja Yuri Kim per te mos permendur me cfurqet. I them Ambasadores amerikane live qe te mos marre me ne mbrojtje Edi Ramen. Meqe me dergoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbeshtet me Edi Ramen.  Meqe jam transparent po ju them edhe nje fakt qe Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës. E perqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll nderhyre ne punet e brendshme te Shqiperise ne kete menyre te njeanshme. Deklarata e Yuri Kim eshte nje turp dhe e ftoj Ambasadoren te vije tani live ne studio bashke me Edi Ramen te ballafaqohemi para shqiptareve. Më 25 prill votojnë dëshmorët", tha Meta nga studio e televizionit të familjes Berisha

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GOLI: 24/04/2021 19:47

    "NDOSHTA ESHTE PATRIOT" ..POR...ÇUNI "PRESIDENT" SIÇ DUKET KA RËSHQIT NE TE THARE......

    Përgjigju
  • Qimios pekaraqis: 24/04/2021 19:44

    Po te vjen fundi o meta

    Përgjigju
  • jani: 24/04/2021 18:27

    Z.AMBASADORE ,,MERRINI METEN ,,KRYEMADHIN,,SALI BERISHEN DHE LUL BASHEN DHE HIDHINI NE DET ME NJE GUR NE QAFE,,,,QE TE SHPETOJE SHQIPERIA NGA VRASJET DHE VJEDHJET....

    Përgjigju
  • Drejtesi: 24/04/2021 10:01

    Deri dje e kishe Ameriken ne zemer. Sot i tregon raketat ruse. Cdo dite po tregon suratin tend se kush je ti me tet shoqen adoleshente, Berisha dhe Basha. Urojme te merni denimin e duhur per cdo gje qe i keni bere ketej vendi e popullit.

    Përgjigju
  • Xha temja: 24/04/2021 06:49

    Po cke me ameriken mor qen i korruptuar amerika u be cop te cliroj shqiptaret nga kriminelet si ty sdo ja harroj kurre nderin

    Përgjigju
  • Like: 24/04/2021 06:38

    Perse nuk i shtoni komentet

    Përgjigju
  • Fshati: 24/04/2021 04:40

    Zoti Meta. Ke te drejten ligjore ta perzesh nga Shqiperia, leri llafet vepro. Ti je njeri i veprave jo i fjaleve, apo jo?

    Përgjigju
  • Shqipetari: 24/04/2021 04:14

    Usa ne momentet me te veshtira ka qene perkrah popullit shqipeter.. Z. Ambasadore me qendrimin tuaj i dhate siguri rajonit dhe nje populli te shume vuajtur. God bless America

    Përgjigju
  • populli: 24/04/2021 04:07

    Edo mos humb kohe me legena po vazhdo punen qe ke nis vella.. Zoti secilit do ti japi ate qe meriton.. Rrofte Shqiperia...

    Përgjigju
  • Like: 24/04/2021 03:49

    Dhe nje varre eshte i tepert per ty o like. Te gjithe ata qe kane vjedhur e shkaterruar Shqiperine duhet zhdukur nga faqa e dheut. Ti, mona surrat kali,salqeni, lulka, familjet tuaja duhet te keni te njejtin fat si te Ben Ladenit

    Përgjigju
  • Like: 24/04/2021 03:43

    Ky dhe te tjeret si mona surrat kali, salqeni, lulka dhe gjithe pseudo politikanet qe kerkojne hapur lufte civile e kane vendin ne burgut nje ore e me pare

    Përgjigju
  • Usa spakk: 24/04/2021 03:00

    usa duhet me i vu prangat keti zhulsi qe ela vendin ne varfni phuu rrace m**i

    Përgjigju
  • Iris: 24/04/2021 02:25

    E po c'na gjeti me kete shejtan budalla,paranojak ! I ka mbetur mendja te Dvorani dhe vdes per t'u bere nje cike deshmor,bile kerkon qe t'a vrasin amerikanet.Tani u morr vesh pse i ridekoroi te gjithe deshmoret://-Me 25 prill votojne deshmoret.// More,Like,pse tenton te besh te fortin ? Amerikanet t'i dine tere skeletet qe ke ne dollap,por nuk flasin se e kane per te miren tende.Like, mos trazo ato ujra se ke per t'u penduar keq pastaj!!

    Përgjigju
  • Vali: 24/04/2021 02:17

    KIMI e di qe je hajdut dhe kriminel ....

    Përgjigju
  • hello: 24/04/2021 01:25

    God Bless America

    Përgjigju
  • President per turp!!: 24/04/2021 01:24

    Long live America!!!

    Përgjigju
  • Loni: 24/04/2021 01:05

    Qe Meta eshte komplet idiot nuk ka nevoje per koment fare. Porse me te vjen te qeshesh me hipokrizine e Rames kur ben moralistin. Kritikon tjetrin per gjuhe vulgare me po te njejten gjuhe. Te kujton ate te forten gjirokastrite: (Rama) Sa bejne nji dhe nji? (Meta) DI!!! (Rama) Jo DI por DY mor kok QIP!!!

    Përgjigju
  • maksi: 24/04/2021 01:04

    PSE SE dekreton o ilir meta ,,,edi ramen n,q,s ai i fiton zgjedhjet,,, ti na del perdite ne televizor me kushtetuten ne dore,,,dhe na thua une mbroj kushtetuten...

    Përgjigju
  • lomi: 24/04/2021 01:02

    PER pushtetin tend ti do me na prish me ameriken,,,R.K.T,K. O llumi i kombit,,,,me siguri nuk je vetem ne kete kundershtim me ambasadoren amerikane,,,jam plotesisht i sigurt se ke me vete sali berishen,,moniken,,dhe lul bashen ,,keta te frymezojne ty.....se vetem ti te r..an topet...///

    Përgjigju
  • ymeri: 24/04/2021 00:56

    VRIT VETEN o qen i ndyre,,,na e premtove se po humbe zgjedhjet do vrasesh veten,,,nuk ia vlen te harxhojne amerikanet as edhe nje plumb te vetem per ty,,,,blej nje litar dhe shko ne fshatin tend dhe varu atje ne nje peme.....

    Përgjigju
  • vjosa: 24/04/2021 00:51

    E KE INAT ARDIAN DVORANIN O HAJDUT SEPSE ISHTE I VETMI QE VOTOI KUNDER NE GJYKATEN E LARTE PER VIDEON E DRITAN PRIFTIT,,,AJO VIDEO TE SHKATARROI PLANET PER TE VJEDHUR SHQIPTARET DIREKT ,,,IK O ILIR BAJGA SE JE BERE GAZI I BOTES ,,PO QESHIN DHE QENTE E RRUGES ME TY,,,U BERE LOLO FARE,,,PO TALL T...IN EDI RAMA ME TY,,,,,JE KATUNDAR HAJDUT,,,I PAAFTE ,,,KRIMINEL,,,VRAVE DRITAN PRIFTIN ME HELMIM,,POPULLI E DI,,,PRESIDENT PA PUNUAR ASNJE DITE,,,TI DUHESH VARUR ATJE NE RREPET E SKRAPARIT,,,QE TE SHIKOJNE KATUNDARET E TU E TE MOS I SHKOJE ME MENDJA TE MERREN ME POLITIKE,,,[VJEDHJE--VRASJE.]]]]

    Përgjigju
  • BENI: 24/04/2021 00:39

    MBYLLE GOJEN E PISET MOR QEN I SKRAPARIT,,MOR FAMILJE E DEGJENERUAR DHE HAJDUTE,,,,MBYLLE SE PERNDRYSHE DO ARRESTOHESH NGA TRUPAT AMERIKANE QE JANE KETU NE 26-30 PRILL,,,,SI I THUA AMBASADORES AMERIKANE MOS NDERHYJ NE PUNET TONA,,,,AMERIKA ESHTE ALEATI YNE ME I MIRE DHE QE NA ESHTE GJENDUR KURDO KUR KEMI PASUR NEVOJE,,,TI PO BEN LOJEN E ARMIQVE TANE ,,TE GREKEVE,,,,T.Q.R. O ILIR META BASHKE ME SALI BERISHEN....

    Përgjigju
  • Ben10: 24/04/2021 00:31

    Jooo Mali me Gropa Jooo! Prisni te veje tek Gjiri Lalezit, ngjitur ka dhe Saliun, mund tju dale me bonus!!!

    Përgjigju
  • meri: 24/04/2021 00:16

    Duhet arrestuar ,nuk duhet humbur kohe,neser eshte von....

    Përgjigju
  • Kistra: 24/04/2021 00:15

    Zonja Ambasadore, falemenderit! Edhe na fal te lutem qe je e detyruar te merresh me nje monster qe si nje mallkim e kemi president! Shqiptaret i duan SHBA-te, pavaresisht cmendurive te individeve te caktuar me pushtet ne kete vend!

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 23/04/2021 23:54

    Ajo e din se ti ke vjell arin e Shqiptarve, dhe per Sali qenin qe ka vra njerez. Te tana i din Amerikant bashk me Eu.

    Përgjigju
  • une: 23/04/2021 23:45

    Ku po zhytemi ne thelle e me thelle si ajo nendetsja indoneziane, do shkojme ne nje pike qe nuk dalim me te gjalle lart si komb :(

    Përgjigju
  • Mut muti: 23/04/2021 23:42

    Me duket se po I afron burgu hajdutit me te madh ne Balkan,kjo cmendje trregon qe fundi eshte afer.Yuri Kim te lutem shpejt da me shpejt se do festojme

    Përgjigju
  • drini: 23/04/2021 23:34

    Thank Yuri Kim. This is the only language a politician like Ilir Meta understands. God bless America

    Përgjigju
  • Rexhep KASAP Bule Leka [ kepi ]: 23/04/2021 23:28

    Ilir Bajg Meta e preu përfundimisht biletën për në Reç. Fat i madh për Shqiprin e Shqiptarët që më në fund një bajg e till do të shkoi aty ku e ka vëndin në Reç.

    Përgjigju
    • Shpk leshi e li: 24/04/2021 07:09

      Ky ka skenare te ndryshme per te bere lufte te shpetoj kokenbe tij.ky ka paguar mercenar qe e quan popull.ky nuk perfaqeson popullin por mercenaret e tij.ky do ne fund te akuzoj te gjithe se po ndiqet poltikisht jo penalisht.gjerat jane shume serioze.mos i shikoni kaq ceket gjerat.ky i ka marre masat.kur thot kishim nje marrveshje do te thot qe nuk do prekesh ky dhe pasuri e tij e vjedhur.hani syte.ka mbeshtetje nga jasht atje ku ka vilat dhe pasurin

  • peoples: 23/04/2021 23:25

    Lidheni dhe cojeni ne Vlore se do marr shume njerez me qafe nga terbimi

    Përgjigju
  • Taypi: 23/04/2021 22:29

    Ky qenka debil fare.. I ka hyre frika ne palce.. Duket qe i ka oret e numeruara.. Président leshi

    Përgjigju
  • Endri: 23/04/2021 22:25

    O katundar i qelbur, o hajdut i pafytyre, o pleher e vertete! Po ne num jemi popull me nerv kur ti leh akoma dhe ndot nje pozicion te nderuar. Po te vjen fundi o pleher. Keshtu te pafsha duke shkumezuar derisa te te hedhin hekurat

    Përgjigju
  • Gysi: 23/04/2021 22:25

    Like Pordha nuk e pefaqeson popullin shqiptar.Ai duhet te perfundoje para drejtesise dhe te kalbet ne burg

    Përgjigju
  • Bepi: 23/04/2021 22:23

    O Ilir o paliaco te erdhi funi o i degjenerum muti

    Përgjigju
  • Faik: 23/04/2021 22:23

    GOD BLESS YURI KIM !! GOD BLESS USA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i jashtëm britanik: Vendosja e avionëve perëndimor për të mbrojtur Ukrainën do të çonte në përshkallëzim

Ministri i jashtëm britanik: Vendosja e avionëve perëndimor për të mbrojtur Ukrainën do të çonte në përshkallëzim