Tirane- Albawings reagon pas defektit dhe vonesës që u shkaktua mëngjesin e sotëm në fluturimin 2B267 Tirana- Firenze. Kompania iu kërkon ndjesë pasagjerëve dhe sqaron pse ndodhi incidenti.
"Nëpërmjet kësaj deklarate dëshirojmë mbi të gjitha të shprehim keqardhjen e t'ju kërkojmë ndjesë për problemet dhe vonesat që ndodhën gjatë operimit sot. Për arsye të një problemi teknik që nuk varet nga vullneti i operatorit, për sigurinë e pasagjerëve dhe stafit, ishte i domo-sdoshëm anullimi i një fluturimi e zëvendësimi i avionit i planifikuar për të operuar fluturimet e tjera"
Zyra e Shtypit të Albawings
Sipas tyre pak para se të ngrihej në ajër avioni pati një problem në komandim dhe për pasojë piloti ishte i detyruar të frenonte menjëherë. Por gjatë frenimit, si pasojë e fërkimit është krijuar tym në pistë dhe jo në kabinë, sqaron kompania.
"Gjatë fazës së ngritjes së fluturimit Tirana - Firenze, fluturim i kompanisë Albaëings, operuar nga operatori ajror me liçence europiane Air Horizont, është sinjalizuar në panelin e kontrollit në kabinën e pilotit një problem në komandim dhe është ri-kthyer në vendqëndrim. Sipas proçedurave standarte të sigurisë në aviacion, 135 pasagjerët e këtij fluturimi duhet të zbarkonin nga avioni në mënyrë që të vijojnte kontrolli teknik. Nga frenimi i menjëhershëm në pistën e ngritjes, për shkak të forcës së fërkimit është krijuar tym, i cili nuk ka ndodhur në kabinë, por jashtë në pistë. Teknika vendosi ndalimin e operimit të avionit për të kryer inspektimet e nevojshme. Duke qënë se aeroporti i Firences nga tipologjia e specifikave të strukturës së pistës në ngritje/ulje është i ndryshëm nga aeroportet e tjerë e për rrjedhojë duhen avionë të licensuar për këtë tip aeroporti, fluturimi u anullua"
Zyra e Shtypit të Albawings
Zyra e shtypit bën me dije se pasagjerët do të mbrohen dhe do të fluturojnë në kohën më të shkurtër të mundshme me avionë të tjerë.
“Të gjithë pasagjerët e fluturimit Tirana - Firenze, por edhe ata të prekur nga vonesat në fluturi-me do të mbrohen konform rregullores europiane EC 261/2004. Kompania ka aktivizuar të gjitha burimet e nevojshme teknike dhe ekonomike duke gjetur zgjidhje për fluturimet e afektuara nga vonesat e të përmbushë detyrimin ndaj pasagjerëve, duke siguruar operimin e fluturimeve në kohën më të shkurtër të mundshme me avione të tjerë”
Zyra e Shtypit të Albawings
Lajmi kryesor: