VIDEO/ Frikë në Rinas, pasagjerët braktisin avionin e Albawings: Desh mori flakë!

Tirane- Jo vetëm vonesa në nisje por edhe defekte që ngjallin frikë dhe panik tek pasagjerët. Kjo është situata me të cilën janë përballur pasagjerët e Albawings që kishin zgjedhur të udhëtonin këtë mëngjes drejt Firences.

Njëri prej pasagjerëve ka kontaktuar redaksinë e Shqiptarja.com për të treguar minutat e tmerrit që kaluan në bord. Sipas tij, avioni desh mori flakë në tokë pak para se të shkëputej për fluturim.

“Që kur hypëm ndjenim një aromë të keqe edhe brenda avionit, dyshuam që kishte rrjedhje karburanti, por kur u nisëm, pak para se të shkëputej nga pista u dha alarmi në mikrofon me zë të lartë: Zbrisni sa më shpejt”

Pasagjeri L. V

Videoja e regjistruar prej tij i përket momenteve pasi piloti ka kërkuar të zbrazet avioni. Pasagjerët siç shihni edhe në videon e siguruar nga Shqiptarja.com janë të shqetësuar e vrapojnë drejt daljes. Sipas njërit prej pasagjerëve, ata kanë parë të dilte tym poshtë motorit të avionit në momentin që kanë zbritur.

Pas gjithë situatës së krijuar, që prej orës 07:30 e deri më tani, pasagjerët nuk kanë asnjë informacion se kur do të nisen drejt destinacionit të paguar, Firences.

Një tjetër incident që për pak vuri në rrezik edhe pasagjerët u raportua pak ditë më parë, kur një pilot i kompanisë Blue Panorama, spanjolli Emilio Leone, 47-vjeç u kap i dehur nën efektet e alkoolit pak përpara se të hipte në bordin e avionit të cilin do ta pilotonte. Avioni do bënte rrugën Tiranë-Bolonja dhe është nisur 5 orë me vonesë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:19
Albawings sqaron incidentin në Rinas: Avioni pati një problem në komandim, tymi nga frenimi në pistë

Tirane- Albawings reagon pas defektit dhe vonesës që u shkaktua mëngjesin e sotëm në fluturimin 2B267 Tirana- Firenze. Kompania iu kërkon ndjesë pasagjerëve dhe sqaron pse ndodhi incidenti.

"Nëpërmjet kësaj deklarate dëshirojmë mbi të gjitha të shprehim keqardhjen e t'ju kërkojmë ndjesë për problemet dhe vonesat që ndodhën gjatë operimit sot. Për arsye të një problemi teknik që nuk varet nga vullneti i operatorit, për sigurinë e pasagjerëve dhe stafit, ishte i domo-sdoshëm anullimi i një fluturimi e zëvendësimi i avionit i planifikuar për të operuar fluturimet e tjera"

Zyra e Shtypit të Albawings

Sipas tyre pak para se të ngrihej në ajër avioni pati një problem në komandim dhe për pasojë piloti ishte i detyruar të frenonte menjëherë. Por gjatë frenimit, si pasojë e fërkimit është krijuar tym në pistë dhe jo në kabinë, sqaron kompania.

"Gjatë fazës së ngritjes së fluturimit Tirana - Firenze, fluturim i kompanisë Albaëings, operuar nga operatori ajror me liçence europiane Air Horizont, është sinjalizuar në panelin e kontrollit në kabinën e pilotit një problem në komandim dhe është ri-kthyer në vendqëndrim. Sipas proçedurave standarte të sigurisë në aviacion, 135 pasagjerët e këtij fluturimi duhet të zbarkonin nga avioni në mënyrë që të vijojnte kontrolli teknik. Nga frenimi i menjëhershëm në pistën e ngritjes, për shkak të forcës së fërkimit është krijuar tym, i cili nuk ka ndodhur në kabinë, por jashtë në pistë. Teknika vendosi ndalimin e operimit të avionit për të kryer inspektimet e nevojshme. Duke qënë se aeroporti i Firences nga tipologjia e specifikave të strukturës së pistës në ngritje/ulje është i ndryshëm nga aeroportet e tjerë e për rrjedhojë duhen avionë të licensuar për këtë tip aeroporti, fluturimi u anullua"

Zyra e Shtypit të Albawings

Zyra e shtypit bën me dije se pasagjerët do të mbrohen dhe do të fluturojnë në kohën më të shkurtër të mundshme me avionë të tjerë.

“Të gjithë pasagjerët e fluturimit Tirana - Firenze, por edhe ata të prekur nga vonesat në fluturi-me do të mbrohen konform rregullores europiane EC 261/2004. Kompania ka aktivizuar të gjitha burimet e nevojshme teknike dhe ekonomike duke gjetur zgjidhje për fluturimet e afektuara nga vonesat e të përmbushë detyrimin ndaj pasagjerëve, duke siguruar operimin e fluturimeve në kohën më të shkurtër të mundshme me avione të tjerë”

Zyra e Shtypit të Albawings

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rroku: 08/10/2018 16:36

    O te pa ngopur HIQNI DORE NGA KETA AVJONE RRANGALLE SE DO MERNI POPULLIN NE QAFE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro