Albcontrol po bën gati infrastrukturën për operimin e Aeroportit të Vlorës, i cili pritet të jetë gati në pranverën e vitit që vjen.
Në Agjencinë e Prokurimit Publik është çelur procedura për blerjen dhe instalimin e pajisjeve të kontrollit të trafikut ajror si dhe sistemeve operative, konkretisht sistemeve VCS (Voice Communication System), VCR (Voice Communication Recorder) për Kullën e Kontrollit në Aeroportin e Vlorës.
Fondi limit për blerjen e këtyre sistemeve është parashikuar 39,7 milionë lekë, ndërsa afati për zbatimin e saj përcaktohet 8 muaj.
Punimet për aeroportin e Vlorës nisën në fund të vitit 2021. Në fazën e parë, Aeroporti i Vlorës, do të operojë me një kapacitet prej 2 milionë pasagjerësh. Pas mbylljes së fazës së parë, aeroporti do t’i nënshtrohet edhe dy fazave të tjera që përfshijnë, infrastrukturën për godinën kargo, zgjerimin e terminalit të pasagjerëve, dhe ngritjen e akademisë së fluturimit.
Me një sipërfaqe prej 309 hektarë, pistë 3.2 km dhe me një investim prej 104 milionë euro, porta ajrore e jugut synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës po veçanërisht turizmit në vend.
Aeroporti ka një pistë të dizenjuar për avionë 4E, që janë avionë me trup të gjerë, airbus 330-340, apo Boeing 777 që janë të përshtatshëm për t’u akomoduar në këtë aeroport.
Një nga rrugët lidhëse paralele me pistën është me të njëjtën gjatësi si ajo 3.2 km e gjatë dhe do të garantojë kapacitet më të lartë të lëvizjes së avionëve në zonën e manovrimit.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim
26 Dhjetor, 15:20
-
Zyrtare/ Bruno Telushi rikthehet në shtëpi pas 7 vitesh, firmos me Flamurtarin
26 Dhjetor, 10:55
-
Krimi në familje në Sarandë, e arrestuara shtang hetuesit: Tentova ta vrisja dhe më parë bashkëshortin, nuk kisha arsye!
25 Dhjetor, 15:53
-
Në Himarë babagjyshi vjen nga deti, parada dhe koncerti festiv (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:12
-
Çelet tenderi 95 mln lekë për projektin e rehabilitimit të hekurudhës Rrogozhinë-Vlorë dhe lidhjen me aeroportin
25 Dhjetor, 12:39
-
Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri
24 Dhjetor, 20:29
-
Emigrantët kthehen për festa! Çdo ditë mbi 1 mijë pasagjerë mbërrijnë në portin e Vlorës
24 Dhjetor, 16:12
-
Vlorë/ Plagosi me thikë 19 vjeçarin, arrestohet 44 vjeçari! I riu te Trauma
23 Dhjetor, 17:58
-
Vlorë/ Sekuestrohen rreth 32 mijë euro cash në port, procedohen 2 shoferët! Ishin fshehur në sediljen e autobusit të agjencisë së udhëtimit
23 Dhjetor, 16:09
-
Selenicë, Guri Selimi rrezikon jetën, prej vitesh i braktisur! 77-vjeçari pa strehë, pa ushqim e veshje endet rrugëve
23 Dhjetor, 10:08
-
Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona
23 Dhjetor, 09:09
-
Moti i keq pezullon nisjen e tragetit në Vlorë, mbetet në radë
23 Dhjetor, 08:01