TIRANË- Albcontrol vendos t’i bashkohet nismës së Qeverisë, për të mbledhur fonde që do të përdoren për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit si dhe për rindërtimin e banesave të dëmtuara. Drejtori i Albcontrol ka njoftuar se është marrë vendim që të dhurohet shpërblimi suplementar për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.
“Këshilli Mbikëqyrës i “Albcontrol sha” ka miratuar propozimin për të kaluar fondet e akorduara për shpërblimin suplementar për periudhën e gjashtëmujorit të II të vitit, si dhe fondin për festën e fundvitit në llogaritë e posaçme bankare “Shqipëria Solidare”, duke kontribuuar kështu në aksionin e madh të rindërtimit, që ka ndërmarrë Qeveria Shqiptare” tha Drejtori i Albcontrol, Mina Kusta.
Rindërtimi i banesave është sfida e dy viteve të ardhshme por më së shumti e 2020, për këtë arsye në shenje solidariteti dhe kontributi, shumë institucione të huaja dhe vendase kane vendosur të dhurojnë shuma të konsiderueshme parash si për strehimin e përkohshëm të banorëve ashtu edhe për rindërtimin e banesave.