Komisioni i Ekonomisë miraton rishikimin e buxhetit 2024! Në shkurt ndahet bonusi i dytë për pensionistët, 2 mld lekë kredi për Albcontrol

Komisioni i Ekonomisë miraton rishikimin e buxhetit 2024! Në shkurt ndahet bonusi i dytë për pensionistët, 2 mld lekë kredi për Albcontrol

Komisioni i Ekonomisë

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar rishikimin e fundit të buxhetit të shtetit për vitin 2024, që kishte si synim shpërblimet e fundvitit dhe caktimin e fondeve për bonusin e pranverës për pensionistët.

Në muajin e ardhshëm pensionistët do të marrin 100 euro kush merr pension nën 20 mijë lekë dhe 50 euro kush merr më shumë se 20 mijë lekë.

“Nëpërmjet këtij Akti Normativ, u synua mbështetja për shtresat më vulnerabël të shoqërisë, nëpërmjet shpërndarjes së një pakete shpërblimesh të fundvitit me një kosto rreth 2.2 miliardë lekë, krahas krijimit të një llogarie speciale në Bankën e Shqipërisë për mbështetjen e pensionistëve me një transfertë fillestare prej rreth 6.3 miliardë lekë”, tha Malaj në komision.

Ministri i Financave Petrit Malaj ka deklaruar në komisionin e ekonomisë, se me këtë akt normativ janë dhënë fonde për të vijuar me projektet rrugore, një hua për Albcontrol si dhe janë dhënë para për të larë borxhet e bashkive. Me këtë rishikim tha Malaj para deputetëve u garantuan edhe fondet për kompensimin ushqimor për policinë.

“Shtesën e fondeve në masën 1.6mld lekë për Ministrinë e Brendshme, me qëllim mbulimin e shpenzimeve të Policisë së Shtetit për kompensimin ushqimor, orë jashtë orarit/dieta/karburant në kuadër të sezonit intensiv turistik, krahas shlyerjes së detyrimeve nga vendimet gjyqësore”, tha ministri. 

Po ashtu janë dhënë 1.4 miliardë lekë shtesë për skemën e fermerëve, 2.6 miliardë lekë për AKSHI-n, 1.1 miliardë lekë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe 1.3 miliardë për Ministrinë e Infrastrukturës.

“Financimin shtesë prej 300mln lekë, përkatësisht për: Në masën 100mln lekë, me qëllim organizimin e tre tureve të para të ‘Giro d’Italia’ në Republikën e Shqipërisë. Në masën 200mln lekë, me qëllim vijimin e financimit të projektit të KOKSH “Ekipet Sportive në Shkolla” dhe aktiviteteve në kuadër të ndërkombëtarizimit të sporteve.

Financimin shtesë në masën rreth 1.57mld lekë për dy projektet e Agjencisë Kombëtare të Kadastrës, me qëllim financimin për dy projektet “Digjitalizimi i të dhënave kadastrale të pasurive të paluajtshme” dhe “Regjistrimi fillestar i zonave kadastrale”, sqaroi ministri.

Më tej ministri theksoi se edhe borxhi publik është ulur vjet në 55% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Sipas vlerësimeve dhe parashikimeve më të fundit ai pritet të jetë në nivelin prej rreth 13.7 miliardë euro në fund të vitit 2024 ose rreth 55% e PBB në terma relativë”, pohoi Malaj.

Sa i takon shpenzimeve Ministri tha se deri në fund të këtij muaj ato planifikohet të arrijnë në 95% të planit për investimet me financim të brendshëm dhe në 90% për ato me financim të huaj.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA

Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA