Albërie Hadërgjonaj ka rënë pre e hajdutëve profesionistë të makinave, të cilët ia kanë zhveshur makinën këngëtares nga çdo gjë me vlerë dhe të kushtueshme.
Makina tip “Benz Mercedes ML” me vlerë 47 mijë euro, është vjedhur gjatë kohës që këngëtarja e kishte lënë në parkingun e banesës së saj. Vlera e pjesëve që janë vjedhur shkon në shifrën e 15 mijë eurove.
Këngëtarja prej kohësh jeton në zonën e “Komunës së Parisit”, vend ku ka ndodhur edhe vjedhja. Ndërkohë këngëtarja ka bërë denoncimin në polici, e cila po heton për kapjen e grabitësve, edhe pse raste si ky tashmë janë bërë të zakonshëm dhe rrallë autorët përballen me drejtësinë.
(J.H/shqiptarja.com)