TIRANE - Një vlerësim shumë objektiv për shkaqet e kësaj lëvizje të armatosur ka dhënë studiuesi Albert Mousset në librin e tij “Shqipëria përballë Evropës”. Ai nënvizon pa emocion se shkaqet e kësaj kryengritje janë tepër të koklavitura. Ato ishin një farë kundërveprimi, kundër “centralizmit” dhe “etatizmit” të qeverisë së Tiranës.
Ishte krijuar një opinion se qeveria e Zogut ishte qeveri e myslimanëve kundër katolikëve, si qeveri e bejlerëve kundër fshatarëve, qeveri e Shqipërisë së mesme (Tiranës dhe Durrësit) kundër Shqipërisë veriore janë njëra anë e medaljes.
Ndër shkaqet e tjera ishte edhe kriza e vazhdueshme për sendet dhe nevojat më parësore, pakënaqësia kundër Presidentit të Republikës, i cili kërkonte ofiqin e tij ta bënte të përjetshëm”. Ky autor me pak fjalë shkoqit një nga një të gjitha shkaqet që çuan në shpërthimin e kësaj kryengritje.
Popullsia e Dukagjinit ishte e besimit katolik, por kategorikisht është spekullim i ulët, kur ajo akuzohet se luftonte për ”kryqin”, se ajo luftonte të përmbyste Zogun, veç se ishte muhamedan dhe pastaj të vendoste një qeveri katolike.
Dukagjini kishte qenë fanolist, kishte kontribuar aktivisht në fitorën e Nolit dhe dëbimin e Zogut si inspirues i interesave të çifligarëve, me të cilët Dukagjinin nuk e bashkonte asnjë interes.
Gurakuqi, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Avni Rustemi, ishin idhujt e vegjëlisë malësore, të cilët Zogu i vrau pas shpine me para, duke i akuzuar herë si serbofil herë si italofil.
Duke u kthyer tek lëvizja e vitit 1926, Kolë Bibë Miraka dhe Spiro Kosova në ultimatumin drejtuar Llesh Marashit në kohën që kryengritësit kishin rrethuar Pukën thuhet se: ”Nacionalizma shqiptare e përfaqësuar prej dëshirës së popullit ia dha vulën me rrëzue qeverinë dhe regjimin tradhëtar të Ahmet Zogut” (AQSH, Fondi Kryengritja e Dukagjinit“ .dok. Nr.34)
/Shqiptarja.com