‘Patriotizëm fallso, duke kërkuar që ti largohet problemeve në Kosovë’, kështu e ka cilësuar analisti Frrok Çupi, në emisionin 'Repolitix' në Report Tv, takimin e zhvilluar ditën e sotme në Lezhë nga kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili u bë pjesë marshimi për 557 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës. Çupi tha se kjo lëvizje e Kurtit është një lloj mitomanie, ndërkohë qe shtoi se kreu LVV-së është utopist dhe një majtist ekstrem.
‘Për mua qendrojnë dy probleme me vizitën e Kurtit sot në Lezhë. Arratisja prej çështjeve të ditës dhe problemeve të ditës në Kosovë dhe hyrja në histori për t’u arratisur prej këtyre problemeve. Albin Kurti në kohën ku ka 1000 probleme më Kosovën, por bën një lloj mitomanie. Është një majtist ekstrem, është utopist, kam frikë se kësaj herë duke mos i shkuar drejt për drejt problemit që ka me qeverisjen në Kosovë, po shkon drejt problemit që pati në qeverisjen e parë, ku qeveria ra për 50 ditë.
Është i vetmi shtet në botë që nuk ka marrë asnjë masë për imunizimin ndaj koronavirusit. Në të gjitha rrethanat është arratisja alias utopist e Albin Kurtit për patriotizëm fallso, që nuk ka asnjë vlerë. Por çfarë çështjesh do të më zgjidhë mua Vetëvendosja e Albin Kurtit në Kosovë këtu në Shqipëri. Albin Kurti e bën për t’u arratisur prej vendit të vet, një lloj shantazhi mitoman. Kurti është pjesë e grupimeve politike utopike, të cilat në botë kanë vdekur. Albin Kurti është rezultat i një politike korruptive. Albin Kurtin unë e shikoj se merr vota tek e djathta, sepse votuesit në Shqipëri e kanë parë duke qëndruar me të djathtët.’- tha Çupi.
Nga ana tjetër ish-kreu i Shërbimit Informativ Fatos Klosi e shikon si interesantë lëvizjen politike të Albin Kurtit në Shqipëri.
‘Interesante dhe kaq! Albin Kurti po kërkon që të njihet edhe këtu. Duhet ta shohim në qeverisje. Do ta shohim në qeverisje, gjatë kohës që qeverisi në Kosovë thonë se vetëm ka ndërruar disa drejtorë dhe asgjë tjetër. Në fillim më bëri përshtypje, tani them hajt ta shohim.’- tha Klosi.
Albin Kurtin nuk e duan Putini, Grenelli, Vuçiçi, dhe çupi, ah se harrova, po shtohen edhe servilat e ...
Përgjigju