Albin Kurti kundër 'Minishengenit', Rama: S'mund të presim konsensusin e të gjithëve për t'u takuar! Kemi jetuar gjatë me kënaqësinë e vuajtjes së të tjerëve, pa parë çfarë fitojmë ne

Kryeministri Edi Rama

Nga Shkupi, ku po organizohet Forumi Ekonomik “Ballkani i Hapur”, kryeministri Edi Rama nuk la pa 'thumbuar' kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në lidhje me refuzimin që ky i fundit i ka bërë ftesës për t'u bërë pjesë e nismës së "Minishengenit".

Rama tha se kjo nuk është nismë ekskluzive e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, por se së është i mirëseardhur kushdo që kërkon t'i bashkohet, duke theksuar se gjithsesi ata nuk mund të presin konsensusin e të gjithëve për t'u takuar. SIpas Ramës, shqiptarët kanë jetuar gjatë me kënaqësinë e vuajtjes së tjerëve, pa parë se çfarë fitojnë vete dhe se kjo histori "e dhimbshme" duhet lënë pas.

"Sa herë duhet ta përsërisim që kjo nuk është nisëm ekskluzive e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë? Kushdo që dëshiron mund të na bashkohet, por nuk mund të presim konsensus nga të gjithë për t'u takuar. S ene nuk mund të bëjmë karikaturë të BE që njëri të vendosë veton e të thotë jo nuk do takoheni. Ne nuk mund të humbasim kohë se kemi humbur shekuj. Kemi jetuar gjatë me kënaqësinë e vuajtjes së tjerëve, nuk kemi parë se çfarë fitojmë ne  nga bashkëpunimi, por sa keq heq tjetri nga konflikti. Ko është një histori e gjatë dhe e dhimbshme që duhet lënë pas", tha Rama.

Një përgjigje kryeministri e pati edhe për ata që 'minishengenin' e kanë konsideruar si një përpjekje për të ngritur një Jugosllavi të re.

"Kush thotë që kjo është nismë e bërë në bodrumet e ish-Jugosllavisë për të ringritjen e Jugosllavisë, jeton në një botë paralele, për politikë në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe forcimin e urave mes njerëzve. Harron se po të nisemi kështu, duhet ët themi që edhe BE është një Jugosllavie e madhe, nëse është BE, atëherë dhe kjo është një Jugosllavie e vogël", theksoi kryeministri Rama.

Kujtojmë se më shumë se një herë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se nuk e miraton iniciativën e 'minishengenit'. Albin Kurti e ka konsideruar "Minishengenin" si veprim të nxituar dhe që i largon vendet nga BE.


Lajmi kryesor:

'Ballkani i Hapur' në Shkup, Rama: S'kemi pse të presim BE-në kur liritë i realizojmë së bashku! Vuçiç: Nga 1 janari 2023 nuk do të ketë më kufij! Zaev: Më pak histori dhe më shumë ekonomi (VIDEO)


J.SH./K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se do të zbatohet kodi etik nga ministrat e kabinetit Rama 3?



×

Lajmi i fundit

John

Aktivizimi i katërtës së bankës ishte sinjali që çoi në gjurmët e biznesmenit italian Davide Pecorelli.