Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbajti një deklaratë në kuadër të fundvitit, ku shpalosi disa prej sfidave dhe arritjeve të qeverisë së tij. Ai tha se pavarësisht se ka momente kur forca të jashtme tentojnë të destabilizojnë vendin, autoritetet e brendshme janë të gatshme në çdo moment.
“Jemi përballur me sprova të shumta por këtu po qëndrojmë të palëkundur. Ka momente kur duket sikur forca të jashtme po mundohen të na destabilizojnë. Mirëpo shteti ynë nuk është një copë letre, ne vazhdojëm të rritemi dhe zhvillohemi”- tha Kurti.
Pasi foli për punësimin e të rinjve në vend, që sipas tij ka njohur rritje, Kurti u përqendrua edhe tek dialogu me Serbinë duke theksuar se çdo marrëveshje që mund të firmoset me shteti serb do të jetë në të mirë të Kosovës.
“Asnjë marrëveshje e nënshkruar në kuadër të këtij procesi, nuk do të cënojë sigurinë, integritetin territorial dhe kushtetutshmërinë e vendit tonë”- u shpreh Kurti ndër të tjera.
Ndërsa teksa foli edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën që hyn në fuqi që nga 1 janari i vitit 2024, Kurti u bëri thirrje qytetarëve për të bashkëpunuar më shumë në mënyrë që zhvillohet vendi.
“Qeveria jonë shërben bashkë me ju dhe për ju. Prandaj, ju ftoj që të bashkëpunoni sa më shumë me ne. Kemi kaluar periudha të vështira të ndërtimit të shtetësisë tonë dhe tash është koha që të zhvillojmë e ndërtojmë vendin që e meritojmë dhe të jetësojmë vizionin tonë të përbashkët”, deklaroi Kurti.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.6%
-
Jo
21.8%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2559
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
-
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
10 Janar, 17:06
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma
10 Janar, 16:04
-
Kosovë/ Lista Serbe akuzon KQZ-në se po i mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve
10 Janar, 15:45
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
Vjosa Osmani: Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik
10 Janar, 11:01
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Sot fillon votimin mërgata e Kosovës
9 Janar, 08:16
-
Ambiciet territoriale të Trump/ Krisafi: Janë synime serioze! Mund të rikërkojë shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë! Kamberi 'ç'kodon' mungesën e Zelenskyt në inaugurimin presidencial
8 Janar, 20:51
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
8 Janar, 19:23
-
Ligji në Kosovë: Nga 1 janari s’ka zhdoganim të veturave më të vjetra se 2015
8 Janar, 18:17
-
Mbyllet administrata tatimore e Serbisë në veri të Kosovës, Sveçla: I mblidhte para qytetarëve në shkelje të ligjit
8 Janar, 13:48