Albin Kurti për 'The Guardian': Perëndimi ka harruar mësimet e dy luftërave botërore

Kryeministri i ri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar vendimin e BE për të ndalur zgjerimin e mëtejshëm të Unionit Europian duke mos pranuar dy shtete të Ballkanit Perëndimor, duke thënë se perëndimi ka harruar mësimet e dy luftërave botërore dhe në vend të kësaj janë tërhequr para fytyrës së fashizmit dhe populizmit.

Për ‘The Guardian’, Kurti tha se qëndrimi i BE mund të dëmtojë shanset e Kosovës për të arritur një marrëveshje me Serbinë.

“BE u formua si një përgjigje ndaj fashizmit, por tani po frikësohet përballë populistëve dhe fashizmit”, tha lideri i Vetëvendosjes dhe ndërsa duke kritikuar presidentin francez Macron tha gjithashtu se ai nuk mund të thotë se BE ka nevojë për reformë të brendshme dhe më pas zgjerim të jashtëm. Europa, tha Kurti, është një projekt kaq i rëndësishëm historik sa askush nuk mund të jetë autori i saj, duke e drejtuar apo udhëhequr atë.

Albin Kurti tha gjithashtu se BE është e rëndësishme për Ballkanin, por Ballkani është shumë i rëndësishëm për BE. Berlini dhe Parisi duhet ta dinë mirë këtë, dhe është vërtet e trishtueshme, për të gjithë ne, që e harrojnë këtë fakt.

“Në dy dekada, - tha Kurti, historianët do të shkruajnë se nuk kishte dy luftëra botërore, por vetëm një luftë botërore me dy episode, dhe e gjitha filloi në Sarajevë”.

Kryeministri i projektuar i Kosovës tha gjithashtu se do të ketë dhe duhet të ketë dialog me Serbinë, sepse ka shumë çështje të hapura.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj zotit Trump

Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj zotit Trump