Albin Kurti: Tirana kritika më të
forta se Prishtina kundër Serbisë

Albin Kurti: Tirana kritika më të<br />forta se Prishtina kundër Serbisë
Për Albin Kurtin, ish kreun e "Vetëvendosjes", Tirana zyrtare po mban një qëndrim më të avancuar se Prishtina për konfliktin Kosovë-Serbi.

Deklarata e kryeministrit shqiptar Edi Rama se nëse Serbia cenon 1 cm të territorit tonë, Shqipëria e Kosova do të jenë gati t’i përgjigjen, duket se ka gjetur përkrahjen e "Vetëvendosjes".

Sipas “rebelit” të politikës kosovare, kundër Serbisë reagimi duhet të jetë si komb. "Qeveria e Shqipërisë po mban qëndrim më të avancuar duke kritikuar Serbinë dhe unë uroj që ky bashkëpunimi i Shqipërisë me Kosovën dhe interesimi i Tiranës Zyrtare të rezultojë edhe në krijimin e institucioneve dhe mekanizmave të përbashkët me Republikën e Kosovës. Ndaj Serbisë duhet të jemi bashkë si një komb. Besoj që qeveria e Shqipërisë ka shansin të dëshmojë veten", u shpreh Albin Kurti.

Konflikti mes Kosovës dhe Serbisë lindin pas ndalimit në kufi të një treni serb me mbishkrimin “Kosova është Serbi” vizita dhe deklaratat e Ramës në Kosovë ngjallën reagime në Beogradin zyrtar.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie