Albin Kurti zëvendëson taksën 100% me reciprocitetin, Haradinaj: Mos ia hiq taksën shtetit që të ka torturuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar zëvendësimin e taksës 100 për qind të vendosur nga qeveria Haradinaj për importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, me reciprocitetin e plotë politik, ekonomik e tregtar.

Albin Kurti tha gjithashtu se qeveria që ai drejton, nuk i vë Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën në të njëjtat pozita, kjo edhe për shkaqe historike, por edhe arsye aktuale.

Ai tha se për shkak të zotimit para elektoratit, do ketë me Serbinë reciprocitet ekonomik, politik e tregtar, e cila do të zëvendësojë tarifën 100 për qind.

Ai sqaroi se reciprociteti nuk nënkupton kthimin e marrëdhënieve asimetrike por shndërrimin e subjektivitetit në çështje integriteti e dinjiteti dhe në raporte ndërfqinjësore e bilaterale.

Sipas tij, të dyja forcat politike, Lidhja Demokratike e Kosovës edhe Vetëvendosje, janë dakordësuar për parimin e reciprocitetit me Serbinë.

Ngjashëm me Kurtin, edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se partitë partnere në qeverinë aktuale të Kosovës, e kanë përcaktuar edhe me programin e tyre qeverisës që taksa të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit.

Deklarata e Kryeministrit të Kosovës u parapri nga një tjetër deklaratë e bërë nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili tha se Qeverisë së re të Kosovës duhet të heq menjëherë taksën ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, deklaroi gjatë vizitës së tij në Kosovë se Prishtina dhe Beogradi duhet të vazhdojnë dialogun për normalizimit të raporteve dhe se Status-quoja aktuale është e padurueshme.

Taksa doganore 100 për qind  u vendosë në muajin nëntor të vitit 2018, nga qeveria e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili sot i ka shkruar një letër Kurtit  dhe e ka publikuar atë në Facebook. Në këtë letër, Haradinaj ka kërkuar nga Kryeministrit të ri që të mos e heq taksën ndaj Serbisë, shteti i cili sipas tij ka rrahur e torturuar.

Haradina shkruan në letër se i lutet Kurtit të mos e lejojë tregun e fitimit të mbi 400 milionë euro-ve për Serbinë, shtetit që me paratë e popullit të Kosovës blenë armë në Rusi.

Vendimi për taksën u bë pengesa, të paktën e deklaruar nga Serbia zyrtare, për vazhdimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit dhe ende sot heqja e saj është kushtëzuar për të rinisur bisedimet.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka nisur në Bruksel që nga viti 2011 për çështje teknike dhe më pas ka vazhduar në nivelin e përfaqësimit të lartë politik, ku janë arritur më shumë se 30 marrëveshje. Një pjesë madhe e këtyre marrëveshjeve ende nuk janë zbatuar ose janë zbatuar pjesërisht.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it