Albini, pushimet në Greqi ndërsa fushatën në Shqipëri

Albini, pushimet në Greqi ndërsa fushatën në Shqipëri

Albin Kurti

Gazetari Flogert Muça i ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” në Dritare TV tregon se si po ndikon Albin Kurti në turizmin shqiptar. Gazetari thotë se Kurti është i vetmi kryeministër që nuk vjen të pushojë në Shqipëri, por vetëm për të bërë fushata elektorale kundër Edi Ramës.

“Shifrat tregojnë që për meritë të shqiptarëve, bujtinave, rrjeteve sociale, marketingut që ka bërë qeveria, Shqipëria ka një numër më të madh turistësh, sesa viti që shkoi. Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë. Propaganda sot bëhet për turizmin elitar, që fillon nga Palasa, deri në Ksamil.

Pra propaganda që bëhet në rrjetet sociale, në portale, është pikërisht për jugun e Shqipërisë. Nxjerrin foto të shezlongeve bosh dhe thonë u braktis Shqipëria. Në këtë lojën e dëmtimit të Shqipërisë për t’ia hequr këtë turistin që paguan shumë ose turistin e mesëm ka disa fushata politike që ndërmerren vazhdimisht. E bën Albin Kurti në Kosovë, që është kryeministri i vetëm që nuk vjen të pushojë në Shqipëri, por vetëm për të bërë fushata elektorale kundër Edi Ramës. E bën me deklaratat e ushtarëve të tij që thonë ne jemi kombi kosovar, do ta braktisim Shqipërinë tani se na u hoqën vizat për në Evropë. Në fakt nuk kanë qenë kurrë turistë patriotë, por turistë xhepi, që kanë ardhur vetëm se ka qenë lirë, jo se u plas shumë për Shqipërinë.”, tha gazetari Muça në Dritare TV.

Kujtojmë pushimet e kryeministrit të Kosovës, Kurti në një resort luksoz në Greqi, “Grand Resort Lagonissi”, në 2021.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 20/07/2024 20:26

    Ky shkon te raportoj ne greqi eshte koke e kembe i shitur tek greku e serbi..

    Përgjigju
  • Tunxhi: 20/07/2024 20:05

    Normal qe do iki Greqi, të vejë ke çamët e jugut qe ta shesin shërbimin sa frëngu pulën. Se na u bë d pëllëmbë vënd jugu më I shtrenjtë se Mikonos apo Maldivet

    Përgjigju
    • Tunxh o bir: 20/07/2024 20:35

      Tunxh o bir,,Ke hadh se nuk Ka lek ky spiuni serve,,,dhe po Ka shkuar ne greq per te kursyer,,ky punon gjithmon kunder shqiperise,,,ky nuk Ka ardhur kurr per pushime ne shqiperi edhe kur cminet ishin normale,,ik o tunxh mos na rraj tooet megjith kte legenin serb kurtovic,,,,

  • Pordh a: 20/07/2024 19:23

    Doli dhe Albini politikan pordhac

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Veliaj takon 3 studentët që Bashkia u dha bursa për studimet në Kolegjin e Europës: Investim që do ia rikthejnë qytetit me dijen e tyre

Veliaj takon 3 studentët që Bashkia u dha bursa për studimet në Kolegjin e Europës: Investim që do ia rikthejnë qytetit me dijen e tyre