Te Napoli në pritje të afrimeve është pothuajse i sigurtë largimi i parë për këtë merkato vere. Pas plot 6 sezonesh qendërmbrojtësi spanjoll Raul Albiol do të largohet nga të kaltërit, pasi sipas mediave në Spanjë futbollisti ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Villareal. Albiol më herët ka kaluar vizitat mjekësore te Villareal, ndërsa është prezantuar edhe me pjestarët e klubit. Për blerjen e kartonit nga Napoli klubi spanjoll ka vendosur të ushtrojë klauzolën që është 6 mln euro.
Gjithsesi Albiol nuk është lojtari i vetëm që rrezikon të humbasë Napoli. Sipas mediave madrilène të afërta me klubin e Real, ‘galaktikët’ janë të interesuar për mesfushorin Fabian Ruiz. Spanjolli i cili verën e kaluar u ble për 30 mln euro tashmë ka një shifër kartoni të dyfishuar, por më shumë se sa për vlerën, te Real janë të shqetësuar për negociatat me De Laurentiis, presidentin e Napolit që shquhet për karakterin e vështirë.