Albpetroli, Berisha:
Privatizimi godet korrupsionin

Albpetroli, Berisha: <br />Privatizimi godet korrupsionin
TIRANE – “Privatizimi është rruga më e sigurtë për të goditur korrupsionin” dhe për këtë arsye Qeveria shqiptare vendosi privatizimin e Albpetrolit. Pohimi ka ardhur nga Kryeministri Sali Berisha i cili, gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, tha se ekzekutivi i drejtuar prej tij “synon të valorizojë në maksimum” e “të rrisë eviçencën e përdorimit të burimeve energjitike të vendit”.

“E vërteta është se zhvillimet e 5-6 viteve të fundit në fushën e hidrokarbureve kanë dëshmuar se Shqipëria është një vend i lakmueshëm në këtë fushë dhe se ajo, sipas studimeve, kërkimeve dhe gjetjeve universalisht të besueshme, disponon fushën e naftës më të madhe në Europe, e cila është fusha e Patos-Marnizës”, tha Berisha. Sipas tij, nga kjo fushë mund të nxirren 50 milionë ton naftë.

Duke iu referuar Albpetrolit, Berisha tha se “marrëveshja kryesore në hidrokarbure dhe më e fuqishmja është firmosur nga qeveria socialiste me Bankers Petroleum, por pavarësisht se kanë 74 minitra e kryeministra në Parlament e jashtë tij, nuk duan të ja dinë për marrevshjet që kanë firmosur por votojnë kundër asaj që kanë firmosur vete”.

Gjatë mbledhjes, qeveria miratoi një sërë marrëveshjesh me vlerë totale 50 milionë euro në financimin e projekteve për furnizimin me ujë të pijshëm dhe trajtimin e ujërave të zeza në disa qytete të vendit. Projektet për kanalizimet dhe ujërat e zeza, tha Berisha, duhet të nisin të marrin prioritet mbi projektet e furnizimit me ujë të pijshëm, pasi tashmë 98% e popullatës ka akses në ujin e rubinetit, por ka probleme në trajtimin e ujërave të zeza dhe ky është kusht jetik për të ulur ndotjen e ujërave në tërësi.

Gjithashtu Berisha u ndal në marrëveshjen me Bankën Europiane të Investimeve për 80 milionë euro që do të financojnë ndërtimin e by pass-it të Fierit. Projekti u shty dhe u ribë, tha Berisha, sepse ka të dhëna se rrënojat e Apollonisë kanë një shtrirje më të madhe se ajo që mendohet. Ky by pass, tha Kryeministri, duke vazhduar me një batutë, e përfundon autostradën Tiranë-Vlorë, kështu që kryetari i opozitës do mund të shkojë atje jo me kalë, sic komentoi me Shpëtim Gjikën.

(ep/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Interi feston yllin e dytë me trofeun e kampionit

VIDEO/ Interi feston yllin e dytë me trofeun e kampionit