Albtelecom nënshkruan kodin e
sjelljes në ditën e internetit të sigurt

ALBtelecom zotohet të vijojë të mbështesë nisma në funksion të një interneti sa më të sigurt dhe të mbrojtur në mënyrë të veçantë për fëmijët. Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike lançoi nismën për të ndërgjegjësuar dhe aktivizuar të gjithë aktorët e industrisë së telekomunikacionit në funksion të një interneti sa më të sigurt.

Për këtë qëllim, në ditën e internetit të sigurt, u organizua një konferencë, ku u prezantuan tema lidhur me rolin e sipërmarrësve të komunikimeve elektronike, për një internet të sigurt për fëmijët.

ALBtelecom ka zbatuar një projekt për ofrimin e shërbimit të internetit në sistemin arsimor shqiptar.

“Si furnizuesi i vetëm i shërbimit internet në shkollat  9-vjeçare dhe të mesme, ALBtelecom ka ofruar një nga zgjidhjet më të mira në treg në lidhje me filtrat e ëeb-it dhe filtrat e përmbajtjes. ALBtelecom i jep mundësinë çdo abonenti të  shërbimit internet në shtëpi, që të kufizojë dhe monitorojë shërbimin internet në mënyrë individuale. Në lidhje më shërbimin mobile ALBtelecom mund të ofrojë kontrollin prindëror/ parentalcontrol si dhe shërbimin Mobile Device Management (MDM).” – tha Ergest Alite, Drejtor i Departamentit të Suportit të Sistemeve të Teknologjisë së Informacionit në ALBtelecom.

ergest alite
(Ergest Alite, Drejtor i Departamentit të Suportit të Sistemeve të Teknologjisë së Informacionit në ALBtelecom)

Gjithashtu, sipas Alites, ALBtelecom ka të gjithë potencialet e nevojshme për ofrimin e mbështetjes për të gjitha familjet ose bizneset, të cilët kërkojnë karakteristika shtesë për sigurinë në internet.

Si një nismë e Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, ALBtelecom së bashku me operatorët e tjerë në industrinë e telekomunikacionit nënshkroi Kodin e Sjelljes ku zotohet të vijojë angazhimin për përdorim të sigurt të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike nga përdoruesit e internetit nën moshën 18 vjeç, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin dhe edukimin.

Një pikë tjetër delikate mbetet edhe mbikëqyrja prindërore. Edhe në këtë rast operatorët zotohen të furnizojnë prindërit me informacione dhe mjete për të lehtësuar mbikëqyrjen e tyre.

Bashkëpunëtorë në këto nisma ishin edhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme, CRCA Shqipëri dhe ALO 116.

Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit