ALBtelecom – Turkcel, bashkëpunimi që do të revolucionarizojë komunikimin

 ALBtelecom – Turkcel, bashkëpunimi që do të revolucionarizojë komunikimin

ALBtelecom, në bashkëpunim me Turkcell, prezantoi shërbimet më të fundit dixhitale të cilat do ndryshojnë përgjithmonë tregun e telekomunikacionit.

Gjatë një eventi, ALBtelecom prezantoi bashkëpunimin me Turkcell. Ky partneritet strategjik do sjellë për klientin shqiptar shërbime revolucionare të cilat do i shtojnë vlerë komunikimit, duke e sjellë atë me standardin më të lartë inovativ. Në praninë e emrave më të njohur të medias dhe institucioneve qeveritare, gjigandi i telekomunikacionit ALBtelecom njohu publikun me dy aplikacione revolucionare të cilat vijnë nën ombrellën e Lifecell: BIP dhe LifeBox. Falë këtyre dy shërbimeve të reja, klientët do mund të dërgojnë mesazhe, të kryejnë thirrje me zë dhe video pa konsumuar paketat e tyre të internetit, si dhe të ruajnë materialet e rëndësishme dhe kujtimet më të çmuara në një hapësirë cloud të sigurt, pa ngarkuar memorien e pajisjes.

Ky hap i rëndësishëm për ALBtelecom u prezantua në këtë event nga Z. Tahsin Yılmaz, Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom. Yilmaz u shpreh se partneriteti Lifecell është tepër i rëndësishëm në përmbushjen e vizionit të vetë ALBtelecom në bërjen e internetit dhe shërbimeve dixhitale inovative të arritshme për të gjithë shqiptarët".

Në vijim, Z. Ahmet Çalik, Kryetar i Bordit të “Çalik Holding” e konsideroi bashkëpunimin me Turkcell si vendimtar për futjen e inovacionit në tregun shqiptar. Ai tha se klima e biznesit në vendin tonë është përmirësuar ndjeshëm.

Vetë Drejtori Ekzekutiv i “Turkcell”, Z. Kaan Terzioğlu u shpreh se partneriteti me ALBtelecom do të vazhdojë të ofrojë produkte të tjera në këtë drejtim, ndaj ky është vetëm fillimi.

Në fjalimet e tyre, u theksua jo vetëm impakti i kësaj risie në tregun e telekomunikacionit, por në vetë përditshmërinë e konsumatorit shqiptar dhe rrjedhimisht, edhe në ekonominë e vendit.

Eventi gjithashtu përforcoi faktin që klima e biznesit është përmirësuar në Shqipëri, duke i lënë vend risive të tjera në partneritet midis kompanive më të mëdha të telekomunikacionit në rajon, dhe jo vetëm.

Që nga procesi i privatizimit në vitin 2007, ALBtelecom ka investuar më shumë se 320 milion Euro për infrastrukturë fikse dhe mobile. Kjo kompani përfaqëson një nga korporatat më të mëdha në vend që punëson mbi 800 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu, ALBtelecom është një nga kontribuesit më të mëdhenj të projekteve të investimeve publike.

Vizioni ALBtelecom mbetet të ofrojë shqiptarëve shërbimet më të mira dhe më inovative në telekomunikacion.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hjxj: 22/02/2019 22:59

    Vec te jesh idiot t'i japesh akses ne te dhena personale ketyre.

    Përgjigju
    • Ali: 23/02/2019 10:26

      Pikërisht .Vetem po te jesh budall.. të japin akses të bisedosh por me një kusht,duhet të regjistrohesh në serverin e tyre.mere me mend sa do e bejnë..vetem e vetem që të bisedojnë falas...do mbushen faqet turke me porno shqiptare...

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre