Albulena Krasniqi është vajza 21-vjeçare  me origjinë nga Kosova, e cila ka arritur të kualifikohet në talent show-n “The Voice of Germany”.

Ajo ka interpretuar për anëtarët e jurisë këngën “Impossible” të sjellë në versionin e James Arthur, i cili është gjithashtu është fitues i një kompeticioni muzikor.

albulena krasniqi

Krasniqi, e cila nuk ka studiuar më parë për muzikë, ka mahnitur jurinë duke u pranuar në këtë konkurs.

Gjithashtu mësohet se Albulena  me profesion është parukiere në një sallon të njohur në Berlin.

Jemi kureshtarë për vijimin e konkurrimit të Albulenës në  këtë kompeticion, duke na kujtuar kështu aventurën e Elhaida Danit, vajzës nga Shkodra e cila triumfoi në edicionin e parë të “The Voice of Italy”.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)