Elina Duni ka paralajmëruar ardhjen e albumit të ri me titull “Muza e zezë”.
Ky album do të përfshijë 11 këngë. Fillimisht projekti do të promovohet në Kosovë në kuadër të Festivalit “DAM” dhe më pas do ta promovojë edhe në Tiranë.
Elina Duna i ka paraprirë albumit të saj “Muza e zezë” me këngën e re “Në Tiranë”, e cila është publikuar vetëm disa ditë më parë.
Elina ka shprehur për mediat kosovare se “Muza e zezë” i referohet muzës, frymëzimit zakonisht që vjen natën dhe ka të bëjë me thellësinë, misterin e errësirës dhe një farë lloji melankolie.
Ndërsa përsa i përket këngës “Në Tiranë” Elina thotë: -“ “Kjo këngë është një deklaratë dashurie ndaj qytetit tim të lindjes. Mendoj se kjo këngë mund t’i këndohet Prishtinës gjithashtu“.
Projekti do të promovohet në Prishtinë më 5 dhe 6 prill, e më pas edhe në Tiranë te Piramida më 9 dhe 10 prill.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com