TIRANË – Aldrin Dalipi është zgjedhur kryetar i Qarkut të Tiranës me votat e PS-së, LSI-së, FRD-së dhe PDIU-së. Kurse Bora Panajoti është zgjedhur nënkryetare, e propozuar nga radhët e LSI-së.

Ndryshe nga qarqet e tjera, ku mes aleatëve të majtë ka pasur përplasje sa i takon zgjedhjes së kryetarëve kjo nuk ka ndodhur në kryeqytet.

Dalipi gjithashtu mban dhe postin e e kryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, pasi këtë gjë ia lejon ligji për pushtetin vendor me ndryshimet e fundit duke qenë se kryetari i Këshillit Bashkiak është post jo ekzekutiv.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)