Aleanca Demokristiane kërkesë ankimore në KAS: Të rinumërohen votat për këshillin bashkiak në Pukë! Votat e pavlefshme u janë dhënë partive të tjera

Aleanca Demokristiane kërkesë ankimore në KAS: Të rinumërohen votat për këshillin bashkiak në Pukë! Votat e pavlefshme u janë dhënë partive të tjera

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve

Partia Aleanca Demokristiane ka dorëzuar një kërkesë ankimore në Komisionin e Sanksioneve dhe Ankimimeve (KAS) ku kërkon rinumërimin e votave për këshillin bashkiak të bashkisë Pukë.

Në kërkesën ankimore të dërguar, thuhet se gjatë numërimit të votave për anëtarët e këshillit bashkiak, theksohet se janë evidentuar disa raste ku numri i votave të pavlefshme është tjetërsuar duke bërë që votat e pavlefshme t’u kalojnë partive të tjera politike.

Sipas pretendimit të ADK, dhjetëra vota të pavlefshme janë numëruar sit ë vlefshme në favor të partive politike të tjera duke bërë që këto të fundit të fitojnë mandate këshilltarësh në këshill. Kjo parti ka arritur të sigurojë 242 vota për këshilltarë bashkiakë në bashkinë e Pukës duke mos arritur të fitojë një mandat.

Rezultatin e plotë për votat për këshilltarë bashkiakë në Bashkinë Pukë e gjeni KËTU.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë