TIRANË- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit me anë të një letre ka ngritur alarmin se godina e Teatrit Kombëtar është në rrezik pasi sistemi i mbrojtjes nga zjarri ka dalë plotësisht jashtë pune. Në letrën e drejtuar pesë institucioneve, Ministrisë së Kulturës, Ministrisë Brendshme, Bashkisë së Tiranës, Repartit zjarrfikësve dhe OSHEE, ata kërkojnë që të merren masat. Në letër theksohet se kjo situatë ka ardhur si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë dhe ata kanë parashtruar tre kërkesa, mes tyre edhe inspektimin në 24/7 nga kryeinspektori i zonës për mbrojtjen nga zjarri.

"Në këto kushte ju, kërkojmë marrjen e masave sa më poshtë: 1.Furnizimin me energji elektrike
2.Furnizimin me ujë
3.Kontrolli sipas rregulloreve në fuqi të sistemit hidrant për mbrojtjen nga zjarri të teatrove
4.Vëmendje të shtuar në mbikqyrje të kompleksit në tërësi ,dhe në vecanti të zonës veriore të Teatrit Kombëtar ku rrezikshmëria është më e lartë
5.Inspektimi në 24/7 nga kryeinspektori i zonës për mbrojtjen nga zjarri"
, shkruhet në letër.

Një alarm të tillë e ngriti dhe dje drejtori i Teatrit, Hervin Çuli në studion e Report Tv, i cili tha se rreziku është i lartë pasi objekte të një rëndësie të madhe janë lënë në "qiell të hapur". Madje ai njoftoi se ka bërë kallëzim personat që kanë uzurpuar këtë hapësirë, duke vënë theksin se ky institucion nuk drejtohet më teknikisht nga ai apo ministria e Kulturës.

Letra e plotë