Aleanca Qytetare e PD në Berat thirrje Metës: Të shpallen zgjedhjet e parakohshme

Aleanca Qytetare e PD në Berat thirrje Metës: Të shpallen zgjedhjet e parakohshme

Aleanca Qytetare e PD në Berat për Mbrojtjen e Demokracisë i bën thirrje presidentit të Republikës që të shpallë zgjedhje të parakohshme për t'i dhënë zgjidhje situatës së paprecedentë në të cilën ndodhet vendi.

Ata i drejtohen edhe administratës zgjedhore, forcave të rendit dhe sigurisë që të parandalojnë këtë proces zgjedhor e ndërsa i drejtohen edhe qytetarëve të Beratit dhe të gjithë Shqipërisë të mos bëhen pjesës e asaj që ata e quajnë farsë elektorale.

Deklarata e plotë

Ne, qytetarët e Beratit, të bashkuar në një Aleancë për Mbrojtjen e Demokracisë dhe vlerave të saj,

Me dëshirën dhe qëllimin madhor për t`i shërbyer Shqipërisë dhe interesave të saj;

Të shqetësuar për konfliktin social dhe politik në vend, konflikt i cili po precipiton me pasoja të rënda për të ardhmen e Shqipërisë, shqipëtarëve dhe integrimin evropian të tyre si aspiratë madhore e popullit shqiptar në shekuj,

Duke patur parasysh rrethanat e sotme, kur:

- Vendi drejtohet nga një maxhorancë politike e cila është faktuar se ka fituar zgjedhjet nëpërmjet blerjes dhe manipulimit të votës si dhe përdorimit të eksponentëve të krimit të organizuar;

- Kuvendi i Shqipërisë nuk plotëson detyrimin kushtetues të përfaqësimit me 140 deputetë, duke mos përfaqësuar kështu numerikisht elektoratin;

- Sistemi i drejtesisë është tërësisht i paralizuar, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk funksionojnë, ndërsa organet e tjera të këtij sistemi kontrollohen politikisht nga maxhoranca;

- Korrupsioni galopant që po gërryen ekonominë dhe të ardhmen tonë është faktuar të ketë mbështetje të hapur qeveritare;

- Opozita ka braktisur përfundimisht Kuvendin e Shqipërisë, në shenjë protëste përsa më sipër;

-Maxhoranca, për herë të parë pas përmbysjes së regjimit komunist, tenton të shkojë e vetme në zgjedhje moniste, pa asnjë alternativë, duke kontrolluar kështu efektivisht të gjithë pushtetin vendor dhe qendror në Shqipëri;

-Dekreti i Presidentit i ka anuluar këto zgjedhje pikërisht për dëmin e pallogaritshëm që do t`i shkaktojë vëndit;

I bën thirrje: 

- Presidentit te Republikës

Të përdorë të gjitha mekanizmat ligjorë që ka në dispozicion për të shpallur sa më parë zgjedhjet përgjithshme parlamentare, të parakohshme, të drejta dhe të ndershme, si i vetmi instrument politik që i jep zgjidhje kësaj situate të paprecedentë!

- Administratës Publike dhe Zgjedhore, Forcave te Rendit dhe të Sigurisë

Të vendosin Shqipërinë përpara partisë, duke mos u bërë pjesë dhe mbështetje e shkeljes së Kushtetutës dhe Ligjit;

- Qytetarëve të Beratit dhe të gjithë Shqipërisë

Të ngrihen në mbrojtje të të drejtave të tyre dhe të demokracisë, të refuzojnë të bëhën pjesë e farsës elektorale që qeveria dhe Edi Rama po përgatit, të bashkëpunojnë me të gjithë aktorët dhe faktorët politikë dhe jopolike në interes të vetëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zonja Vlahutin: 25/06/2019 22:00

    Erdhem ne kohen e 1997 kir u krijuan komitetet e shpetimit

    Përgjigju
  • Tirona: 25/06/2019 21:49

    I beni kerkese presidentit te shkarkoje ramen se perndryshe nuk futet luli as ne keto zgjedhje as ne te tjerat dac te parakohshme apo te mbaskohshme.......

    Përgjigju
  • Beratsi: 25/06/2019 21:20

    Aleanca qytetare demokratike por Aleanca qytetare bandito -Kriminele e PDsei kerkon presidet hajdutit me ze dhe figure te shkrije parlamentin,dhe perseri votat i fiton EDI RAMA,o te mjere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën