Aleancat, Rama: Asnjë votë për
rotacion s'duhet të shkojë dëm

Aleancat, Rama: Asnjë votë për <br />rotacion s'duhet të shkojë dëm
TIRANE - Edhe këtë fundjavë, lideri i opozitës Edi Rama është gjendur para qytetarëve në një konferencë online në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre, nga ku dha deklarata edhe për koalicionet e mundshme me Partinë Socialiste.

Duke iu përgjigjur interesit të qytetarëve, Rama ritheksoi aleancat me kushte, kur tha se mirëpret koalicionin me çdo forcë politike që dëshiron të bashkohet me PS për rotacion politik. Pyetja drejtohej konkretisht për Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndaj së cilës numri një i opozitës u përgjigj: Asnjë votë për rotacion s’duhet të shkojë dëm”.

RAMA: TOPI KA STRATEGJI PER TE DJATHTEN, JO SHQIPERINE
Ndërkaq, deklarata të forta lideri i opozitës dha edhe për ish-presidentin Bamir Topi, aktualisht kreun e Frymës së Re Demokratike. I pyetur se përse Topi nuk bashkohet me opozitën, Rama tha se Bamir Topi kërkon shpëtimin e Partisë Demokratike, duke filluar nga ndëshkimi i Saliut dhe ka strategji për të djathtën, jo për Shqipërinë”.

KOALICION PBDNJ-PD? RAMA: DO ISHTE HIPOKRIZI E RADHES
Në fokus të bashkëbisedimit online të qytetarëve me Ramën, u vendos edhe koalicioni i mundshëm mes PBDNJ-së dhe PD-së. Duke e përjashtuar këtë mundësi, Rama tha se “do të ishte një hipokrizi e radhës në politikën e partizave që s’besoj se PBDNJ si parti serioze do të ishte e aftë ta bënte".

FYLE KUNDER REFERENDUMIT TE BERISHES, RAMA: KY PUSHTET KA BLLOKUAR BE-NE
Vëmendje të veçantë iu kushtua edhe deklaratës së eurokomisionerit për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefan Fyle, i cili tha dje se është kundër referendumit të kryeministrit Berisha për 3 ligjet e integrimit, ku theksoi se nuk kishte kërkuar këtë zgjidhje nga Shqipëria, por miratimin me konsensus të tyre. Në gjykimin e Ramës, kjo deklaratë është shprehje e radhës e të vërtetës se “ky pushtet e ka bllokuar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian me një sistem antivlerash”.

RAMA: DEPUTETET AKTUAL JANE NE DETYRE, POR DUHEN PLOTESIME CILESORE
Ndërkaq, sot, përmes një konference për mediat, Rama prezantoi si deputet për Fierin ish-kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashin. Në këtë kuadër, një qytetare i është drejtuar liderit të opozitës me pyetjen se: Kur do të konfirmohen deputetët aktualë?. Në përgjigjen e tij, Rama theksoi se deputetët aktual janë në detyrë, ndërsa shtoi se “skuadra jonë kombëtare ka nevojë për disa plotësime cilësore që ne po i bëjmë”.

RAMA: DO NDRYSHOJME KOMUNIKIMIN E QEVERISE ME PUBLIKUN
Gjatë konferencës, kryesocialisti Rama tha se PS në qeveri do të ndryshojë komunikimin e kësaj të fundit me publikun. “Do jemi shembull i etikës dhe vërtetësisë në komunikim”, kështu iu përgjigj Rama pyetjes së drejtuar ndaj tij: "Njerëzit në Shqipëri vazhdojnë të keqmenaxhohen prej sistemit shtetëror të shpifjes e kërcënimeve. Komenti juaj?”

DISA NGA PYEJTE-PERGJIGJE MES LIDERIT TE OPOZITES E QYTETAREVE NE TWITTER

Migen Tola
Cfare u ben Sali Berisha ketyre njerezve qe dalin flasin si papagall pa pik dinjiteti ne emer te tij?
Rama U menaxhon mungesen e personalitetit dhe injorancen me pash - nganjehere edhe dosjet qe u mban ne sirtar.

Oljana Lufo
Pse Bamir Topi nuk bashkohet me opoziten?
Rama Sepse Bamir Topi kerkon shpetimin e PD duke filluar nga ndeshkimi i Saliut dhe ka strategji per te djathten jo per Shqiperine!

Aldo Boss
ju lutem reagoni per ngjarjet barbare qe po i behen femijeve te vegjel nga huliganet maqedonas
Rama Kemi reaguar dhe do te reagojme perseri nese spiralja e dhunes policore ndaj shqiptareve ne Maqedoni nuk do mbyllet.

Icer Age
Si mund ta komentoni nje koalicion te mundshem te PBDNJ-se me PD?
Rama Do te ishte nje hipokrizi e radhes ne politiken e partizave qe sbesoj se PBDNJ si parti serioze do te ishte e afte ta bente!

Vullnet Bajrami
Perse pranoni te beni kualicion me lsi?
Rama Koalicion me cdo force qe deshiron te bashkohet me ne per rotacionin.Asnje vote per rotacionin s'duhet te shkoje dem.

Endri Berber
i A eshte e vertete se ju po ndertoni nje shtepi 2800 metra katrore?
Rama Po aq se ç'eshte e vertete qe Saliu do jete trainer i Brazilit boterorin e ardhshem dhe fushat do jene 500 mije m2:-)

Alfons Bara
Si mund te votojne emigratet? Apo edhe keto do te ralizohem pa votimin e emigrateve
Rama Shkuat ne bote per nje jete te mire duhet te vini ne Shqiperi per nje vote qe Shqiperia te rilinde sic rilindet ju andej.

Blu Betty A do te shohim mbas 23 qershorit polica obeze, te paqethur qe sapo i sheh nuk mund te konceptosh sigurine?
Rama Do t'u veme ne dispozicion shqiptareve nje polici shteti sic nuk e kane pare asnjehere ne keto vite tranzicion.

Politike
CILI ESHTE QENDRIMI I PS PER-LIGJIN E DHENIES ME QERA TE SIPERFAQEVE PYJORE QE PO APLIKON KJO QEVERI?
Rama Masakra e pyjeve do ndalet. Masakruesit e pyjeve do ndeshkohen. Policia e Shtetit do marre kontrollin edhe mbi pyjet.

Ana Luca
CFARE STRATEGJIE DO TE PERDORNI PER ARSIMIN E LARTE?
Rama Do të mbështesim me investime universitetet publike.

Ana Luca
CFARE STRATEGJIE DO TE PERDORNI PER ARSIMIN E LARTE?
Rama Do bëjmë akreditimin e shkollave të larta publike e jopublike dhe rankimin e tyre me agjenci ndërkombëtare të specializuara.

Fati Imeri
C'do te bemi per këtë kafshëri dhune ndaj shqiptarëve në Maqedoni ?
Rama Dhuna ndaj shqiptareve ne Maqedoni eshte e papranueshme.E inkurajoj faktorin politik shqiptar te bashkerendoje idete e forcat.

Mozii Cela
SHOKU EDI RAMA A DO E PRANONI HUMBJEN ME QENE SE DO I HUMBISNI ZGJEDHJET
Rama Shko pyet doktorin per hallin qe ke:-)

Ed Mema
Sugjeroja ta shperndash programin ne cdo familje shqiptare me 10 pikat qe realizohen brenda 300 diteve.
Rama Ide interesante. Do kemi se shpejti nje aktivitet publik per fazen e pare te qeverisjes pas 23 qershorit.

Shpresa Latifi
Kollazi shpresoj ta ruash kete komunikim edhe pas zgjedhjeve kryetar..
Rama Si kryeminister do te ndertoj nje rruge komunikimi te panjohur me pare per publikun ne gjithe keto vite

Leta Ligor
Si e gjykoni deklaraten e Fylese kunder referendumit te zotit Berisha?
Rama Si shprehjen e radhes te se vertetes se ky pushtet e ka bllokuar rrugen e Shqiperise drejt BE me nje sistem antivlerash.

Andi Baholli Pse nuk merrni videot e Marin Memes dhe mbas 4 viteve te na tregoni sa ka ndryshuar ky realitet ?
Ato mbajini ju qe te na kerkoni llogari pas kater vitesh:-)

Z. Rama! Me falni per kembenguljen, por a do me thoni dicka se cfare do beni Ju me Sindikatat? Falemnderit!
Rama S'eshte detyra e qeverise te formoje apo ushqeje sindikata.

Petro Bello Do kene mundesi dhe force drejtesia dhe policia qe te arrestoje ata qe urdheruan vrasjet e 21 janarit?
Rama Ne nuk do te bejme prokurorin dhe gjykatesin, por padyshim qe do te jemi ne krahun e popullit per te kerkuar drejtesine!

Kristian Ndreca
keni nje program per ndertesat e ndertuara pa leje ndertimi?
Rama Legalizimi do te jete ne fokusin tone. Qeveria e ka deshtuar dhe korruptuar totalisht procesin.

Petro Bello
Cfare qendrimi do mbash me berishen kur te marresh pushtetin?
Rama S'do kem asnje minute per te humbur me te dhe ne pergjithesi ne nuk do merremi me opoziten po me mireqeverisjen e vendit!

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Lufta e Izraelit me Hezbollahun/ Hyn në fuqi armëpushimi, festë në rrugët e Bejrutit

Lufta e Izraelit me Hezbollahun/ Hyn në fuqi armëpushimi, festë në rrugët e Bejrutit