Aleatët fillojnë të “shpërblejnë” Kosovën për kompromiset e dhimbshme me Serbinë

Aleatët fillojnë të “shpërblejnë” Kosovën për kompromiset e dhimbshme me Serbinë

Këshilli i Evropës

Konstruktivitet i Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë ka dhënë rezultatet e para. Pranim i Planit të BE-së në Bruksel dhe dakordimi për zbatimin e aneksit të marrëveshjes në Ohër ka ndikuar që zhbllokohet rruga e shtetit të Kosovës në disa procese të rëndësishme për Kosovën. Kompromisi i pranuar në këto dokumente ka bërë që Kosova më në fund të shpërblehet nga aleatët perëndimor, duke ia hapur rrugën për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe për liberalizimit të vizave, raporton Nacionale.

Njohësit e proceseve integrues kanë bërë me dije se Kosova nuk duhet të heq dorë nga kjo qasje. Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Hradinaj-Stublla, ka thënë se aleatët vazhdimisht do ta shpërblejnë Kosovën për sjellje konstruktive.

“Besimi i pakontestueshëm në demokraci e paqe, bashkëpunimi i ngushtë e i përhershëm me aleatët tradicionalë ndërkombëtarë, dhe konstruktiviteti i qëndrueshëm (e besa edhe kompromiset e dhimbshme) në dialogun me Serbinë - sollën përfundimisht rezultatin e sotëm ku Republika e Kosovës është proceduralisht me një këmbë brenda Këshillit të Evropës!”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.

Ajo ka përgëzuar institucionet e Kosovës për këtë rezultat.

“Përgëzime institucioneve të Kosovës për këtë hap të rëndësishëm sot, duke shpresuar për të njëjtën siguri procedurale e politike përgjatë rrjedhës së hapave të mëtutjeshëm deri në konfirmimin përfundimtar të Kosovës si anëtare me të drejta të plota!”, ka shkruar ajo.

Edhe politologu Agon Maliqi mendon se partnerët perëndimor kanë shpërblyer Kosovën në këto procese pas konstruktiviteti të treguar në dialogun e Brukselit. Ai ka treguar për leksionet që duhet të marrë Kosova nga këto procese.

Në profilin e tij në “Facebook”, Maliqi ka shkruar se procesi i anëtarësimit në Këshill të Evropës do të jetë i ndërlidhur me procesin e dialogut me Serbinë.

“1) Ky është vetëm hap i parë procedural në procesin e anëtarësimit. Procesi mund të (dhe do te) zhagitet varesisht prej sjelljeve të Kosovës në dialog, njësoj si ai i vizave. 2) Një vit pas dorëzimit te aplikimit, procesin e kanë shtyrë përpara shtetet aleate VETEM PASI Kosova filloi te tregohet bashkëpunuese në dialog dhe hoqi dorë nga kaubojlleku. Dëshmi e radhës për sovranistet dhe komandantët e tastaturës së fuqia e shtetit matet me nivelin dhe cilesinë e aleancave”, ka shkruar ai.

Maliqi ka analizuar votimin e shteteve për pranimin e kërkesës së Kosovës për anëtaresim në KiE.

“Lajmet pozitive: 33 shtete pro: unitet i mirë brenda shetetve të BE/NATO. Abstenimi nga Greqia dhe Sllovakia i konfirmon si mosnjohese "te buta" brenda BE/NATO. Abstenimi nga Ukraina dhe Moldavia, si dhe mungesa e Armenisë në votim, hap pozitiv në zbutjen e qëndrimit të këtyre shteteve mosnjohese.

Lajmi i keq: - Hungaria (vend njohës) i bashkohet Spanjës dhe Rumanisë në klubin e vendeve të NATO-s me qëndrim me negativ ndaj Kosovës. Sinjal i keq për garancitë ndaj Kosovës në rrugëtimin drejt NATO në rastin e një marrëveshjeje me Serbinë. Alarm dhe udhëzim për qeverinë se ku duhet te përqendrohet", ka shkruar Maliqi.

Pranimi i kërkesës për anëtarësim në Këshill të Evropës

Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës të hënën ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka bërë me dije se për këtë vendim kanë votuar më shumë se 2/3 e votave.

 “Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, i cili përfaqëson 46 shtetet anëtare, në një mbledhje të jashtëzakonshme, me më shumë se 2/3 e votave sapo mori vendimin që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës. Për shtetin tonë të ri, vendimi i sotëm përbën një hap historik, ndoshta më të rëndësishmin pas pavarësisë sonë. Me këtë vendim përmbyllet një etapë e rëndësishme drejt anëtarësimit të plotë”, ka shkruar Gërvalla në profilin e saj në “Facebook”.

Ajo ka treguar se procesi i anëtarësimit do të jetë i gjatë dhe institucionet e Kosovës duhet të punojnë shumë për këtë proces.

“Mbetet edhe shumë punë për të bërë. Procesi i anëtarësimit është i gjatë dhe plot sfida. Por Republika e Kosovës në fund të procesit do ta zërë vendin e saj të merituar si anëtare e Këshillit të Evropës. Falënderoj nga zemra të gjithë ata që na mbështetën në rrugën tonë deri këtu. Një falënderim i posaçëm iu shkon të gjithë atyre shteteve, të cilat edhe pse nuk e kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës, nuk e kanë bllokuar anëtarësimin tonë”, ka shkruar ajo, duke falënderuar aleatët për mbështetje në këtë proces.

Gjithashtu, javën e kaluar BE-ja ka zyrtarizuar gjithçka në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave.

Parlamenti Evropian kanë dhënë vendimin final për liberalizimin e vizave, duke votuar pro lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovë nëpër zonën Schengen.

Pas një pritje për më shumë se një dekadë, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza që nga 1 janari i vitit 2024. Aplikimin për anëtarësim në Këshill të Evropës Kosova e kishte dorëzuar në maj të viti të kaluar, kurse procesin e liberalizimit të vizave e kishte para një dekade. Të dy këto procesi ishin të ndërlidhur në procesin e dialogut Kosovë-Serbi./ Nacionale

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 26/04/2023 23:21

    Kompromiss të dhimbëshme për Kosoven nuk do ket…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja