Aleatët kërkojnë vende në
listat e sigurta të PD-së

Aleatët kërkojnë vende në<br />listat e sigurta të PD-së
TIRANE - Berisha mbledh aleatët e tij të djathtë javën ardhshme me të cilët do të diskutojë pikat konkrete mbi të cilat do të ngrihet marrëveshja e re e kaolicionit të djathtë për zgjedhjet e 23 qershorit, tashmë që afati ligjor për regjistrimin e partive politike dhe koalicioneve në KQZ për këto zgjedhje është në përfundim.

Mësohet se elementi i parë për të cilin tashmë është duke u rënë dakord paraprakisht, por që ka marrë drejtimin e duhur pozitiv për shkak të largimit të LSI nga koalicioni, është përfshirja e krerëve aleatë në listat preferenciale për kandidat për deputetë të PD.

Përpos kreut të PDK Nard Ndoka me të cilin është mbyllur marrëveshja në këtë aspekt, pritet që në listë të jenë Mediu i PR, Shehi i LZHK, Spahia e PLL dhe ndonjë kryetar i ndonjë partie tjetër aleate. Njëherësh kërkesat e aleatëve ndaj Berishës do të konkludojnë në administrimin dhe ruajtjen e votës, harmonizimin e fushatës elektorale e mbështetjen respektive në fushatë.

Ndërkohë që për gazetën “Shqiptarja.com” kreu i PDK Nard Ndoka tha se do kërkohet partneritet me PD në tryezën e pritshme si dhe administrimi i përbashkët i zgjedhjeve, përfshirë dhe përfaqësues të PDK në listat e komisioneve. “Marrëveshja në parim me PD ka të bëjë me administrimin e zgjedhjeve, të votës, ruajtjen e votës për subjektin e PDK duke krijuar hapësira dhe për anëtarë të komisioneve vendore dhe të numërimit të votave, por dhe vëzhguesit.

Njëherësh do të kërkohet nga PD harmonizim për fushatën elektorale, duke evituar sulmet reciproke brenda koalicionit siç ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara. Pra do të kërkohet një organizim perfekt i fushatës”, deklaroi Ndoka.

I cili është shprehur me tone të sigurta për funksionimin më të mirë të koalicionit. Ndërsa republikanët këmbëngulin që të ketë një përputhje mes votave dhe mandateve, në mënyrë që të bëhet një lexim i drejtë i votës së qytetarëve. “Partia Republikane ka formuluar kërkesat e qëndrimet e saj kjo në kuadër të rezultatit elektoral.

Ne kemi qëndrimet tona për të konfirmuar PR me votën që ajo ka marrë dhe që përfaqësohet në Parlament. Ne do kërkojmë siç e kemi kërkuar përherë që votat e marra të përputhen me mandatin, pasi mandati është përfaqësues për gjithë ne. PR e konsideron veten një aleate në grupet e partive të djathta.

Ajo çfarë kërkon një garanci është fakti i legjitimitetit të partisë si forcë e dytë në koalicion”, deklaroi për gazetën Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Republikane Arjan Madhi. Për të cilin është shumë e rëndësishme që çdo subjekt politike të ndjehet i faktorizuar në zgjedhje.

“Në rast se një subjekt politik nuk e ndjen veten të faktorizuar në një proces nuk e ndjen veten se pavarësisht nga kontributi i tij ajo nuk i kthehet në mandate atij, atëherë ai di të thotë se nuk do të hyjë në procesin elektoral dhe atë zgjedhor me këtë energji.

Është e rëndësishme që çdo partner i koalionit të kuptojë mjaft mirë rolin por dhe produktin pas rolit të tij. Ne besojmë se republikanët janë të përgatitur e mund të ofrojnë modele të ndryshme për koalicionet”, ka nënvizuar Madhi. Për të cilin është shumë e rëndësishme që aleatët e djathtë të jenë partnerë në fushatë dhe në qeverisjen e nesërme.

Kur kanë mbetur vetëm dy muaj nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, ende Berisha nuk ka mbledhur tryezën e aleatëve për të përcaktuar dhe formulën e koalicionit. Ndërsa Rama është më i avancuar në krijimin e koalicionit, teksa është bashkuar me LSI, ndërsa ka rënë dakord për marrëveshjen kuadër me aleatët e tjerë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Biden thumbon Trumpin në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë

Biden thumbon Trumpin në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë