Aleati i Bashës, Shpëtim Idrizi e konfirmon: Do jem në shtator në parlament! Do thyejmë heshtjen për çështjen çame

TIRANË-

Nga sheshi “Skënderbej” ku u vendos instalacioni 3D me gërmat"I Love Çamëria" dhe u çel ekspozita "Çamëria ndër shekuj në harta dhe gravura paraqitur nga historianë dhe artistë të kohës", kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi përcolli një mesazh për mediat. 

Idrizi tha se çështja “Çame” do të rikthehet në Parlamentin e Shqipërisë në shtator, kur deputetët e PDIU të marrin mandatin e ligjvënësve. Kreu i PDIU-së i ka bërë thirrje qytetarëve dhe opinionit publik të mos harrojë Çamërinë, ndërsa shtoi se qeveria dhe politika shqiptare kanë heshtur ndër vite për padrejtësitë që i janë bërë çamëve. 

“Jemi në vigjilje të javës Çame për të përkujtuar atë spastrim etnik dhe genocid më të dhunshëm në Ballkan, mbi shqiptarët e Çamërisë, ku mbi 20% u shfaros dhe pjesa tjerë, 90% epopullsisë që mbeti u shpërngul me dhunë në drejtim tëShqipërisë. 

Kjo është një ditë e njohur dhe nga parlamenti shqiptar, 27 qershori i vitit 1944, për fillimin e masakrave nga krimineliNapolon Zerva, por ne jemi këtu për të kujtuar se pasojat e asaj masakre, kërkesa për drejtësi vazhdon dhe mbi ne pasardhësit e atyre që u shpërngulën nga genocidi dhe u vranë. E them këtësepse e drejta e jetës, e lëvizjes së lirë të njerëzve, e drejta për t’u kthyer në trojet tona, e drejta pronësore dhe juridike që burojnë nga të drejtat themelore të njeriut, vazhdojnë të ushtrojëpasoja mbi anëtarët e këtij komuniteti.

Janë 77 vjet që ka pjesën e dhimbjes njerëzore dhe efektet e saj mbi shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ne jemi këtu për të bërëedhe një thirrje për opinionin publik, qeverinë shqiptare, mediat dhe këdo që mos të harroni Çamërinë. Sepse Çamëria është njëpjesë shumë e rëndësishme dhe që plotëson hartën identitare tëkombit shqiptar, është një padrejtësi që është bërë mbi shqiptarët dhe harresa është vazhdë e padrejtësisë. Sigurisht qëështë momenti që të ngrejmë zërin edhe karshi heshtjes nga politika shqiptare për çështjen çame.

Të heshtësh për çështjen Çame do të thotë të pajtohesh për këtëpadrejtësi të madhe historike dhe kjo është arsyeja pse unë dua të theksoj me forcë që rikthimi i çështjes Çame në Parlament nëpërmjet deputetëve të PDIU-së padyshim që do të tentojë ta thyejë dhe nuk do të heshtet më për çështjen e shqiptarëve tëÇamërisë. 

Të gjithë kanë heshtur për çështjen Çame, e gjithë politika shqiptare, qeveria shqiptare, mediat dhe kushdo. Mediat i falenderoj që janë këtu, por Çamëria nuk është vetëm në 27 qershor. Unë dua t’i garantoj të gjithë që ne nuk e harrojmëÇamërinë, nuk i harrojmë miqtë dhe armiqtë e Shqipërisë. Të gjithë ata që mendojnë se ne do të lodhemi, po ju them që ne do të lodhemi të fundit. Do të rikthehet çështja çame në parlamentin e Shqipërisë, do të tentojë të thyejë heshtjen e gjitha institucioneve shqiptare sepse heshtja është pajtim me padrejtësinë që është bërë mbi shqiptarët e Çamërisë”, u shpreh Idrizi. 

Për kreun e Fondacionit “Hasan Tahsin”, Alket Veliu ekspozita e çelur në sheshin “Skënderbej” tha se hartat janë dëshmi e gjallë se treva e Çamërisë ka qenë e banuar nga shqiptarët ndër shekuj. 

“Java çame fillon sot me vendosjen e gërmave 3D “I Love Çamëria” si dhe me këtë ekspozitë të hartave dhe gravurave të vjetra. Autorë të ndryshëm e kanë pasqyruar Çamërinë në shekullin e XIX dhe më herët si të banuar nga shqiptarët. Dhe ne gjejmë Çamërinë në këto harta të pasqyruar shumë qartë prezenca e shqiptarëve në këto treva”, tha Veliu, duke shtuar se aktivitetet do të vijojnë nesër me një aktivitet homazh për dy personalitetet e Çamërisë, Ibrahim Daut Hoxhën dhe Hektor Sejkon, që humbën jetën gjatë pandemisë.  

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/06/2021 02:21

    O.K.po c'thote Dule aleati,eshte dakord me deklaraten tuaj,se tani jeni dhe ne nje llogore,apo jo ??

    Përgjigju
  • Bobo: 21/06/2021 16:51

    Ne thame vate Shpetim kandari!

    Përgjigju
  • O kafshe: 21/06/2021 14:26

    Shyqyr qe je ti qe punon pa interes .bile dhe me dulen fle per ceshtjen came

    Përgjigju
  • GOLI: 21/06/2021 13:41

    ÇAMERIA ESHTE SHQIPERI- DUHET BERE SE S'BEN...POR-TE LLAFOSURAT DUHET FUTUR NE VEPER PER TE VAJTUR ME FLAMURE NE PREVEZË.

    Përgjigju
  • beni: 21/06/2021 13:10

    Shyqyr,se po rrinim me zemer te ngrime,se cfare do beje ti, o Shpetimo.Bravo, u qetsum tani.Perpara oer fitore alla Shpetim and Luli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri Rama: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, iu është shitur si sapun për djathë italianëve

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri Rama: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, iu është shitur si sapun për djathë italianëve