Alegri: Humbja me Barçën e paqartë
Hose Murinjo: Eto’o po rikthehet

Pas fitores me Shalken, trajneri Murinjo i Çelsit është shprehur mjaft i kënaqur duke vlerësuar lojën e ekipit, por sipas tij ka ende edhe shumë për të bërë. “Eshtë një rezultat i mirë për ne, diçka fantastike sepse pas humbjes me Baselin gjërat u bënë më të vështira.

Akoma nuk jemi kualifikuar, por jemi shumë pranë. Nga Eto’o nuk jam i surprizuar. Nuk ishte në formën më të mirë kur erdhi pas 2 vjetësh qëndrim te Anzhi. Tani hap pas hapi po ecën mirë. Eshtë 32 vjeç, inteligjent dhe golat i shtojnë besimin” tha ai.

Ndërsa trajneri i Milanit, Alegri ka falenderuar djemtë e tij për karakterin dhe lojën në Barcelonë pavarësisht rezultatit negativ që pritej. “Më vjen keq pasi pësuam dy gola në rrethana të paqarta. Për ne ishte e vështirë, por unë ju bëj komplimente djemëve.

Preferova të luaj me Robinjo-Kaka, pasi Baloteli nuk ishte në formën më të mirë, plus që edhe te Interi dhe te City ka qenë rezervë. Por jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Trajneri varet gjithmonë nga rezultatet, por vendimet për të i vlerëson klubi. U përballëm me Barcelonën dhe ndeshja ishte e hapur deri pak minuta para fundit” deklaroi ai. Tashmë pritet ndeshja me Kievon për të vendosur të ardhmen e tij, pasi nëse humbet largohet.

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen