Libri “Kujtime 2” i prof. Aleks Budës vjen në dorë të lexuesve dhjetë vjet pas botimit të vëllimit të parë, hartuar nga dr. Tatjana Haxhimihali. Ky interval i gjatë kohor që i ndan këto vëllime dëshmon për punën e madhe e të vështirë me të cilën është përballur autorja , për seriozitetin dhe barrën e rëndë të përgjegjësisë që ajo ka marrë përsipër, duke na dhënë një vepër me vlera të shquara dokumentare dhe emocionale për një nga korifenjtë e shkencës dhe kulturës shqiptare të shek. XX.
Në qoftë së vëllimi i parë përfshin e zbulon gjysmën e parë të jetës e të veprës së tij, libri i sotëm Kujtime 2 përmbledh dhe paraqet gjysmën tjetër të biografi së së tij, kohën më të rëndësishme, etapën e pjekurisë intelektuale, staturën më të lartë që arriti personaliteti i prof. Aleks Budës për afro pesëdhjetë vjet. Është fjala për vitet e pas luftës, në një periudhë përmbysjesh dhe transformimesh madhore, të një kohe kur shoqëria shqiptare ndoqi rrugën e saj të zhvillimit dhe në rrethana social-historike të veçanta.
/Shqiptarja.com