Tirane- Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa në një komunikim për Report Tv komentoi sulmin që iu bë banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala. Duke u pozicionuar në krah të saj dhe gjithë gazetarëve të tjerë që sulmohen, kryesisht ata të kronikës, Çipa kërkoi hetime të plota për gjetjen e autorëve.
“Dënojmë ngjarjen që i ka ndodhur koleges, i besojmë dyshimit të saj se goditja me breshëri në shtëpinë prindërore lidhet me detyrën e saj. Ajo raporton për ngjarje kriminale dhe për grupe kriminale”,- tha Çipa.
Ka pasur ngjarje të ngjashme edhe me gazetarë të tjerë?
Ka pasur edhe raste të tjera, ka pasur gjithashtu reagime nga organizata e gazetarëve. Solidariteti me ta është i padiskutueshëm. Institucionet ligjzbatuese duhet të reagojnë në kohën e duhur. Të vënë pas hekurave protagonistët që duan të kërcënojnë gazetarët për të shmangur përmendjen e emrave të tyre.
A duhet të besojmë që kjo ngjarje do zbardhet?
Kemi pasur edhe ngjarje të mëparshme, por besoj tek autoritet hetimore