TIRANE - Arkeologu dhe ish kryeministri i Shqipërisë Aleksandër Meksi në një intervistë për gazetën “shqiptarja.com” ka folur mbi Trashigiminë Kulturore dhe se si po e humbin historinë dhe vlerën e tyre për shkak të ndërtimeve me leje, apo pa leje të pallateve disa katshe që po lulëzojnë.
Meksi, duke u fokusuar tek kjo problematikë kërkon që të ketë më shumë vëmendje nga qeveria për t’i mbrojtur këto monumente dhe të tregohet dorështërnguar në dhëniet me koncension të këtyre monumenteve që kanë histori për Shqipërinë e shqiptarët.
Ndërsa kërkon me ngulm që për monumnetet kulturore të ketë edhe botime, për ta informuar më shumë vizitorin, dhe ta njohë më mirë vendin. Meksi, Trashëgiminë Kulturore e lidh direkt me turizmin kulturor, por që ky të bëhet edhe me atraktiv, arkeologët, studiuesit duhet t’i vënë në dispozicion vizitorit botimet mbi trashigiminë e madhe kulturore që ka vendi ynë.
Pyetja e drejtëpërdrejtë që më vjen kur flasim për Tarshëgiminë Kulturore është: A vlerësohet Trashëgimia Kulturore në Shqipëri?
Unë nuk besoj se vlerësohet, sepse kuptohet vetvetiu. Janë të panumërta skandalet që dëgjojmë për prishjen e monumenteve, për dëmtimin e tyre, me dëshirën për t’i mbuluar dhe për të ndërtuar pallate sipër, dhënia e lejeve të ndërtimit atje ku nuk duhet dhënë. Ka vende që as nuk duhet ti afrohesh monumentit të kulturës qindra metra. Ndërsa, në vendin tonë tek porta e Kalasë së Krujës ndërtohen pallate dhe askush nuk thotë që këto duhen prishur. Kështu i bie që, atë që nuk bënë turqit kur na pushtuan, e bëjmë ne sot. Në fakt e bënë edhe në kohën e Enverit që çanë rrugën, për të futur benzin brenda.
Problem është ky, që vlerësimi i monumenteve duhet të jetë i madh si problem kulturor, i rëndësishëm për një komb, aq më tepër që ne rrahim gjoksin për atdhetarizëm. Veç kësaj, trashëgimia kulturore paraqet interesin për të zhvilluar turizmin kulturor. Është i vetmi turizëm që thërret turistët e huaj, dhe shqiptarët e trevave të tjera. Pra, trashëgimia kulturore është e vetmja gjë që mund të tërheqë njerëzit. Zona si Korça, Voskopoja, Gjirokastra, Vlora, Saranda me Butrintit, Apollonia, Shkodra, Kruja dhe Tirana mund të ishin mjaft interesante, dhe nëse orientoheshin në gërmime arkeologjike, dhe jo si sot që punojnë ekspedita të huaja, dhe shumë pak shqiptarë me ndihma dhe me fonde minimale.
Kaq e vërtetë është sa edhe numri i punonjësve shkencorë në fushën e albanologjisë është reduktuar aq sa të shtrosh pikëpyetjen, përse ka ndodhur kjo gjë edhe në dobi të kujt është kjo? Pra Trashëgimia Kulturore duhet të vlerësohet dhe vlerësimi fillon që në shkollë, në fakultetin e arkitekturës, në shkollat e tjera, ku dëshmohet historia dhe ilustrohet nëpërmjet monumenteve me gjuhë dhe materiale, aq me tepër për një komb si yni ku shkrimi për ne është i vonë, ku janë vetëm të dhënat e të tjerave, të pakta për periudha të caktuara për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Mendoj se këtu është një fushë ku duhet të ndryshime rrënjësorë, që nga organizmimi i Institutit të Monumenteve, roli i tij në drejtimin e punës për mbrojtjen dhe konversimin, pra një pseudodecentrelim keqdashës, që duhet të prishet e të kthehet në kushtet e mëparshme, ku vetëm ekspertët janë ata që drejtojnë, orientojnë, kryejnë restaurimin dhe hartojnë projekte. Se kontraktori mund të jetë privat, por gjithnjë nën mbikqyrjen e restauratorit që hartohen raportete shkencore dhe bën publikimin e tyre. Sot nuk po ndodh kjo gjë, formalisht bëjnë sikur e bëjnë, por nuk po ndodh. Pra lënia mbrapa e kësaj është në dëm të zhvillimit ekonomik të vendit, meqenëse se penalizohet turizmin kulturor, që po thuhet me forcë që është një nga fushat kryesore të zhvilimit të ekonomisë shqiptare dhe kjo është e vërtetë.
E dyta që të mund të vlerësohen monumentet, do të duhej të kishim botime historike, botime mbi monumentet. Ne shohim që shkruajnë të tërë për zbulimet e mëdha që bëhen apo për dokumente, por në të vërtetë jemi i vetmi vend që nuk ka të botuar disa qindra botime me dokumentacionin historik që ndodhet në arkivat e botës, në Dubrovnik, Vatikan, Romë, Athinë, Stamboll, Ankara, Spanjë, Francë, Vienë që janë të domosdoshme për ta vlerësuar më mirë historinë shqiptare, por edhe për të arritur që edhe dokumentet të jenë të studiuara dhe që mund ti vendosje në një kontekst më të mirë historik. Gjithkush që shkon për turizëm në një vend të botës, blen librin historik të monumenteve për të njohur vendin që po vizitojnë. ...vitet e fundit albanologjia ka pësuar një goditje shumë të rëndë me shpërbërjen e instituve.
Kemi rastin e kalasë së Tepelenës, ajo në Janinë është një muze i vërtetë, ndërsa ajo e Tepelenës është një kala e mbushur me familje të pastreha... Kush do të jetë veprimi që duhet të bëhet për ti rikthyer historinë?
Monumentet dëshmojnë historinë. Duhet të prishen ndërtimet pa leje pranë çdo monumenti të kulturës, në kundërshtim me ligjin, kushdoqoftë ai që ka dhënë leje.
A duhet të jepen leje ndërtimi?
Ka një rregull që në vitin 1948, ku flet për respektimin e disatancave. Këto, sot po shkelen në mënyrë abuzive. Kjo duhet të respektohet, nëse këto monumente duhet të ruhen. Nuk është mirë kur një monumenti ti vihet një 12 katësh sipër, apo të mbulohet si në rastin e ‘97 të Durrësit, që nga qëndra më e madhe historike, sot nuk ekziston fare, ose i rrënojmë për të ndërtuar.
Çfarë plani duhet të ketë qeveria e ardhshme për arkeologjinë?
Nuk e di se ç’ministri e ka... ngaqë nuk është e qartë, por duhet të bëjnë ndryshime rrenjësore në këtë drejtim. Sigurisht duke mos përsëritur gabimet që ka bërë qeveria socialiste 10-15 vite më parë.
Një mesazh...
S’ka nevojë për mesazh, se mesazhet e njerëzve që nuk janë të qeverisë nuk dëgjohen. Ja kemi marrë dorën kësaj pune. Të zgjuarit i ka vetëm ajo parti që është në qeveri.
Por ndërtimet e reja a ngrihen ata në respekt të monumenteve? Ç’rol luajnë arkitektët në këtë rast?
Sigurisht që ka distanca, ka respekte. Monumenti duhet të përfshihet në një strukturë urbane të re, se qytetet do të zhvillohen, duke respektuar monumentet. Kjo është edhe arsyeja që duhet të njihen monumentet për të kuptuar vlerat e saj. Është detyrë për arkitektet që nuk duhet të ndërtojnë duke dëmtuar monumentet, apo siç hiqen nga listat se do të bëhen ndërtime. Arkitekti për ndijësinë e tij si krijues, si vlerësues i një ndërtimi, nuk mundet të dëmtojë këtë kulturë. Aq më tepër kur vinë edhe ekspertë nga jashtë, që e shohin nga fluturimi i zogut Shqipërinë dhe japin mendimin menjëherë që janë mësuar që në shkollë që në vitin e parë bëjnë histori arkitekture deri vitin e fundit.
Pak e çuditshme se ne marrim gjithmon të huaj, ndoshta ndryshohet edhe historia...
Kur bëhet me konkurs s’ka gjë të merren edhe të huaj. Sigurisht nëse pëlqehen nga juria, e cila sduhet të bëhet me të huajt, por duhet të bëhet më shqiptarët, sepse shqiptarët janë konusmatorët, por mund të ketë edhe një apo dy të huaj, gjykoj se projekti është i mundshëm të ndërtohet si nga financat edhe nga niveli teknologjik i drejtuesve shqiptarë... Kohët e fundit ka shumë tendencë për të dhënë koncensione të gjitha aktivitet shtetërore. Mesa e njoh unë shtetin shqiptar, vetëm qeveria ka mbetur pa u dhënë me konçension.
Çamët kërkojnë të kthehen në vatrat e tyre, një çështje e nxehtë që kërkon zgjidhje...A është e mundshme?
Unë kam qenë kryeministri i parë që direkt në publik, në takim zyrtar, i kam kërkuar kryeministrit grek zgjidhjen e çështjeve të pronave. Ka artikull të botuar për këtë dhe është një çështje që nuk u zgjidh me atë rrugë ligjore. Nuk zgjidhet me artikull gazete, por me ndërhyrje politike dhe mbi të gjitha duhet të kemi parasysh se çështja shqiptare nuk zgjidhet nëse nuk kemi parasysh dhe nuk respektojmë Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk duhet që vetëm në fushën e futbollit të shkruhen parrulla ‘Sa mirë me kenë shqiptar’.
A ka ngelur rrugë ligjore për të marrë pronat?
Ka rrugë ligjore dhe e dinë specialsitët e së drejtës ndërkombëtare. Por jam unë jam e sigurt që është një gjë e zgjidhshme ligjërisht për pronat që janë atje.
Ne merremi me kthim kompesim pronash në Shqipëri, por jo me ato jashtë kufijve...
Ka kufizime për këtë punë. Ka traktate ndërkombëtare që e bëjnë zero, por ka edhe dokumente ndërkombëtare që e bëjnë të mundshme kthimin e pronës.

(Në foto: Teatri"Hadrianopoli", Gjirokastër)
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.09.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com