Inter dhe Manchester United janë gati të mbyllin një tjetër marrëveshje pas asaj për Romelu Lukaku-n. Klubio zikaltër pasi siguroi gjigandin belg po mendon për të afruar një tjetër sulmues të ‘djajve’, bëhet fjalë për Alexis Sanchez.
Sipas gazetarit të njohur italian ekspert në merkato, Gianluca Di Marzio, palët janë në detajet e fundit të marrëveshjes, e cila shumë shpejt pritet të mbyllet. Bëhet fjalë për formulën e huazimit më të drejtë blerje, për të cilën zikaltërit do të paguajnë fillimisht 15 mln euro.
Po sipas këtij burimi futbollisti kilien pritet që të martën të jetë në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas për të firmosur kontratën.