Alfred Çapaliku: Nuk është
censuruar “Xhamadani vija-vija”

Alfred Çapaliku: Nuk është <br />censuruar “Xhamadani vija-vija”
Nuk është e vërtetë që është censuruar kënga “Xhamadani vija-vija”. Vargu që pretendohet sa e madhe asht Shqipëria”, nuk ka qenë tekstin origjinal që kam shkruar unë 21 vite më parë”.
Alfred Çapaliku, poeti, shkrimtari dhe pedagogu i njohur shkodran, thotë për Shqiptarja.com se ky pretendim është i pavend.

“E kam tekstin origjinal në shtëpi. E ruaj, sepse ka një vlerë të veçantë. Por mendoni, është shkruar në vitin 1992. A mund të mendohej atëherë kjo gjë? A mund të artikulohej kjo frazë? A mund të flitej për Shqipëri të madhe në 1992?...”

Çapaliku thotë se kënga ka pësuar gjatë viteve disa transformime, në tekst, të cilat ai i quan folklorizma. “Vargu ‘Sa e madhe asht Shqipëria’ është shtuar më vonë. Kënga ka lëviz në konotacione nga më të ndryshmet. Madje një variant është kënduar edhe ‘Sa e madhe asht Çamëria...’ por unë nuk mbaj përgjegjësi për këto folklorizma”, thotë Çapaliku.

Ngacmuar nga ideja e këtij dorëshkrimi të ruajtur që nga 1992, e pyesim nëse mund ta fotografojmë tekstin origjinal që ruan në shtëpi. Por poeti, disi i prekur nga kjo kërkesë, nxiton të pohojë “unë ka nderin e shkrimtarit...pse duhet kjo???”.

Ai thotë se është i gatshëm ta dorëzojë këtë dokument i cili ka marrë tashmë një vlerë vërtet të veçantë historike, në Arkivin e Shtetit, “kuptohet, nëse këtë ma kërkon drejtuesja e këtij Arkivi Nevila Nika”, thotë Alfred Çapaliku, ndërsa e mbyll bisedën me një nervozizëm të lehtë, duke mos na lënë shteg për të pyetur më shumë e duke na lënë të besojmë thjeshtë ‘në nderin e shkrimtarit’.

Shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com(print), 31 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren