Alfred Trebicka e Stefan Capaliku
drej Vienës me “Faustin prej Tirane”

Alfred Trebicka e Stefan Capaliku<br />drej Vienës me “Faustin prej Tirane”
Duket se 2014 do të hapet me sukses për regjisorin dhe aktorin  mirënjohur Alfred Trebicka. Monodrama “Fausti prej Tirane” pas suksesit qëka pasur në disa skena teatrore sin ë Shqipëri por edhe në Kosovë, këtë vit që vjen nuk do të mungojë pjesëmarrja e saj dhe ne festival të njohura ndërkombëtare të teatrit  që zhvillohen në Europë.

Ky projekt i rëndësishëm teatror vjen nga dy emra të njohur të skenës shqiptare si Alfred Trebicka dhe Stefan Capaliku. “Fausti prej Tirane” e cilesuar si nje shfaqe shume e mirepritur ne Shqiperi do te jepet dhe në një nga teatrot më prestigjoze të botës, në Ëolkstheater, në kuadër te festivalit  “The best from the East” qe do të zhvillohet në muajin Shkurt në Vjenë.

alfred trebicka

“Fausti prej Tirane” është drama e nje intelektuali shqiptarë gjatë periudhës së tranzicionit të gjatë e të lodhshëm postkomunist është zhgënjimi i tij nga politika, është vetmia e tij e pa shpresë, është rebelimi i tij pa krye. Monodrama është ë shkruar nga dramaturgu shqiptarë Stefan Capaliku e cila vjen në skenë më bashkëregjisor Alfred Trebickën i cili intepreton edhe Faustin.

Kjo monodramë jo vetëm që ka marrë vëmëndjen e publikut por edhe të selektorëve të ardhur enkas nga Viena për këtë shfaqe e cila mesa duket janë bindur që “Fausti prej Tirane” mund të jetë e denjë për të marrë pjesë në një kompeticion të tillë. Dyshja Trebicka Capaliku po përgatiten për një prezantim dinjitoz në këtë kompeticion. Ne i urojmë suksese regjisorit Trebicka dhe dramaturgut Capaliku.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" versioni print

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid