TIRANE- Në qytetin e Vlorës u finalizua konkursi “Giovani Voci per L’Italia” (“Zëra të rinj për Italinë”), organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë në këtë qytet. U dhanë dy çmime për të rinjtë që u përfshinë në konkurs në një hark kohor prej një muaji. Në sallën e Teatrit “Petro Marko” u zhvillua ceremonia e dhënies së çmimit, mes momenteve më të veçanta si koncerti i këngëtarëve Roberta Bonanno dhe Andrea Maestrelli të njohur për protagonizmin e tyre në programe të njohura televizive si ”Amici”, apo në Festivalin “Sanremo Giovani 2013”. Konkursi u mbyll me dhënien e çmimit nga një juri ekspertësh të ardhur posaçërisht nga Italia, të cilët kishin realizuar më parë vlerësimin e procesit një mujor të këtij kompeticioni.
Juria vlerësoi me çmimin e parë, nxënësin Algert Sala për këngën origjinale të padëgjuar më parë “Gli oçhi della notte” dhe në vendin e dytë klasifikoi nxënësen Xhensila Bushi, për këngën origjinale gjithashtu të padëgjuar më parë të titulluar “Io e te” . Pronari i shtëpisë diskografike “Rusty Records”, deklaroi në fund të evenimentit se të dyja këngët do të prodhohen dhe shpërndahen në shkallë botërore në një përmbledhje të posaçme, e cila do të hidhet më tej në treg në të gjitha dyqanet digitale (ITUNES AMAZON etj).
Ky aktivitet bën pjesë tërësisht në promovimin dhe ruajtjen e gjuhës dhe kulturës italiane në qytetin e Vlorës duke u ofruar mundësi talenteve të reja shqiptare të prezantohen në publik dhe të kenë raste të rëndësishme drejt suksesit ndërkombëtar. Procesi i konkurrimit nisi në fillim të muajit prill. Konkursi “Zëra të rinj për Italinë”, përfshiu kantautorë apo grupe të kantautorëve të rinj shqiptarë në gjuhën italiane. Ky aktivitet u kushtohet të rinjve të shkollave të mesme apo universiteteve, të moshave 16 deri në 25 vjeç, të cilët kompozojnë dhe këndojnë në gjuhën italiane pjesë origjinale të cilat nuk janë të njohura.
Redaksia Online(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
40.5%
-
JO
48.5%
-
NUK E DI
11%
Vota total: 707
Lajme të tjera
-
Humbi vendin e parë, Bayern Munich shkarkon trajnerin Nagelsmann! Bavarezët gjejnë zëvendësuesin
24 Mars, 09:41
-
Videoja që po bën xhiron e rrjetit/ Jori bën banjo dielli pa të brendshme: Po ju ore pse s’thoni?
24 Mars, 09:38
-
SPAK sekuestron vilën në Palasë të ish-gruas së Arben Ahmetajt! BKH zbarkoi një javë më parë, sekuestrohen sende personale e fatura
24 Mars, 09:36
-
Rama thumbon ministren britanike nga Londra: Suella e dinte çfarë po thoshte, ajo kurrë nuk kërkoi ndjesë
24 Mars, 09:35
-
VIDEO/ Fitorja e parë si kampione bote, Argjentina shkëlqen në 'Monumental'! Messi kap 800 gola
24 Mars, 09:30
-
Kë do vriste? Policia parandalon atentatin në Vlorë, 28 vjeçari me kallashnikov vihet në pranga
24 Mars, 09:01
-
Rama: Jo çdo njeri me laps është gazetar! Pronarët e mediave që shkelin ligjin duhet të gjobiten! S’pranoj çdo lloj gjepure që shkruani ju
24 Mars, 08:59
-
Rama përplaset me gazetarin në Britaninë e Madhe: Nuk thuhet Kosovo, por Kosova
24 Mars, 08:58
-
'Luizi nuk rrin dot pa pirë drogë' këngëtari debaton ashpër me Oltën: Pse e the? Ia bënte me dorë… (VIDEO)
24 Mars, 08:50
-
Rama në Britaninë e Madhe: Problem që të rinjtë shqiptarë përdoren nga kriminelët! S’e sollën ato drogën këtu, por gjetën tregun
24 Mars, 08:48
-
Ballkani i Hapur? Rama: E rëndësishme negoicimi me Serbinë, duhet ta mbajmë në anën tonë! Marrëdhëniet në Ballkan s’kanë qenë ndonjëherë më mirë
24 Mars, 08:43
-
Udhëheqësi prorus i Bullgarisë refuzon të dërgojë avionë dhe tanke në Ukrainë
24 Mars, 08:40