Kreu i Departamentit të rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkeleid Alibeaj ka akuzuar këtë të mërkurë Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se ka qenë ai që ka lejuar grabitjen e furgonit me drogë në komisariatin e Vlorës, sekuestruar gjatë operacionit të zhvilluar nga Policia e Shtetit në zonën e Radhimës në datë 10 nëntor 2015, si dhe ka kërcënuar ata që mund të flasin. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë, që hedh poshtë akuzat e PD-së. Sipas kësaj të fundit, furgoni qëndron i bllokuar në cilësinë e provës materiale, ndërsa fton mediat që ta verifikojnë atë nga afër.
Shqiptarja.com ka sjell pamjet e furgonit të policisë në komisariatin e Vlorës, brenda të cilit ruhen mbi 800 kilogramë kanabis sativa.
Alibeaj: Tahiri lejoi grabitjen e furgonit me drogë në komisariatin e Vlorë
“Po mbushet një javë që Saimir Tahiri mban të fshehur ndoshta ngjarjen më të rëndë kriminale të kohëve të fundit, grabitjen brenda komisariatit të Vlorës të një furgoni të ngarkuar me 800 kilogramë kanabis. Furgoni me drogë në të vërtetë nuk është grabitur, por është lejuar të merret, i janë hapur portat” ka thënë Alibeaj.
Ai ka shkuar edhe më tej, ku ka theksuar se kjo ngjarje ka të bëjë me të afërmit e Ministirit.
“Sipas informacineve që vijnë nga oficerë të papërfshirë, që kanë bërë të mundur kapjen e kësaj sasie dhe bllokimin e furgonit në komisariat, droga lidhet me kushërinjtë e ministrit, me Habilajt e targës AA003GB”. Alibeaj theksn se urdhëri për të mos folur ka prekur këdo që ka patur informacion rreth kësaj cështje dhe për ta mbuluar atë. .
“Urdhëri nga lart ka qënë i prerë. Akush të mos flasë, kush hap gojën pushohet nga puna. Tahiri mësohet se ka bërë disa lëvizje në Policinë e Vlorës për të kopsitur përfundimisht çështjen, për ta mbuluar atë. Eshtë larguar nga detyra shefi i kufirit të Vlorës për t'u zëvendësuar nga një besnik fanatik i Saimirit dhe me lidhje të forta me habilajt”.
"Shtet kriminal, tha Alibeaj, me një ministër që nxjerr drogën nga komisariati për ta trafikuar, dhe me oficerë në pika kyçe që emërohen nga bandat dhe trafikantët"
Sipas tij ka nisur numërimi mbrapsht, pasi me 8 dhjetor PD dhe shumica e shqiptarëve, do të tregojnë se jemi më të bashkuar e më të fortë se klanet kriminale që sundojnë vendin.
Policia: Furgoni së bashku me lëndën narkotike qëndron i bllokuar dhe survejohet me kamera
Menjëherë pas deklaratës së PD ka reaguar policia e Vlorës e cila thekson se pretendimet e PD nuk janë të vërteta pasi furgoni qëndron i bllokuar në cilësinë e provës materiale dhe vëzhgohet 24 orë me kamera
Lidhur me pretendimet e Partisë Demokratike se është lejuar të nxirret jashtë Komisariatit të Policisë Vlorë furgoni me 808 kg lëndë narkotike, sekuestruar gjatë operacionit të zhvilluar nga Policia e Shtetit në zonën e Radhimës në datë 10 nëntor 2015, sqarojmë opinion publik se deklarata është tërësisht e pavërtetë.
Ndryshe nga sa pretendohet në deklaratën e PD-së, theksojmë se furgoni së bashku me lëndën narkotike qëndron i bllokuar në cilësinë e provës materiale dhe ruhet 24 orë në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës, nën vëzhgimin e kamerave, dhe materialet për këtë ngjarje i janë referuar Prokurorisë.
Ftojmë mediat dhe cilindo përfaqësues politik të njihet me faktin në fjalë, pranë Policisë Vlorë.
Policia e Shtetit është e vendosur të bëjë detyrën, për t'i shërbyer qytetarëve duke luftuar informalitetin, paligjshmërinë dhe kriminalitetin.
Policia e Shtetit fton çdo parti politike që përpara se të bëjë deklarata që hedhin baltë mbi punën e policisë, të verifikojë informacionet, e për këtë qëllim, Policia është e gatshme të japë informacion për cilindo që kërkon të dijë të vërtetën."-njofton policia.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Parandalohet trafiku i 808 kg kanabis me gomone Vlorë-Itali