Kryetari i Komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj do të mbledhë ditën e nesërme në orën 09:00 grupin parlamentar të PD, ku pjesë do të jenë edhe deputetët e Grupit të Rithemelimit. Kjo është mbledhja e parë që Alibeaj bën me grupin parlamentar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës dhe mbledhja e parë e përbashkët e deputetëve pas përçarjes së madhe.
Mbledhja do të zhvillohet në selinë blu, ndërsa deputetët janë njoftuar për mbledhjen nga sekretari i grupit, Arbi Agalliu. Mësohet se Sali Berisha nuk është njoftuar për shkak se ai është i përjashtuar nga grupi parlamentar, pasi u shpall 'non grata' nga SHBA. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se ai do të shkojë në mbledhje dhe se u njoftuar nga kolegët.
Pjesë e diskutimit nuk do të jetë vetëm axhenda parlamentare në Kuvend, por edhe për bashkimin e partisë. Megjithatë koha e shkurtër në dispozicion prej rreth 60 minuta para fillimit të seancës parlamentare nuk lë një kohë të mjaftueshme për të diskutuar çështjet e brendshme të partisë.
Sipas deputeti Gazment Bardhi askush nuk duhet që t'i imponohet grupi parlamentar, pasi nëse nuk respektohet vullneti i grupit partia kthehet në parti personale. Bardhi fton deputetët që të jenë të lirë të vendosin nëse duan apo nuk duan një non grata në grup.
Gjykata e Tiranës regjistroi ndryshimet e Berishës në Statutin e Partisë Demokratike, të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021. Sipas vendimit, tashmë Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës mund të drejtojë Partinë Demokratike. Teksa të dyja palët, si Grupi i Rithemelimit edhe PD bëjnë thirrje për bashkim, duket se nuk është kaq e thjeshtë gjetja e gjuhës së përbashkët. Në një kohë kur Berisha ka deklaruar se do të kandidojë për kreun e PD, Enkelejd Alibeaj ka theksuar se ata nuk mund të pranojnë që partia të drejtohet nga një person 'Non Grata'.

Deputeti Gazment Bardhi i është përgjigjur Sali Berishës, pasi ky i fundit tha se do të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të thirrur nga Enklejed Alibeaj. Bardhi thotë se deputetët duhet të jenë të lirë që të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur non grata, nga SHBA duhet të jetë apo jo pjesë e gurpit parlamentar të PD-së. Sipas Bardhit, deri atëherë çdo sjellje tjetër që i imponohet me kokfortësi grupit parlamentar, pa e pyetur dhe duke e injoruar atë është e papranueshme.
'Një parti ku nuk respektohet vullneti, qëndrimi dhe vlerësimi i Grupit Parlamentar është parti personale, por jo demokratike. Askush nuk duhet ti imponohet apo injorojë mendimin e Grupit Parlamentar, kjo është përdhosje e dinjitetit të çdo deputeti. Deputetët duhet të kenë të drejtë pa asnjë kompleks apo presion të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur non grata nga SHBA duhet apo jo të jetë pjesë e grupit. Deri atëherë askush nuk mund të imponohet. Çdo sjellje tjetër që i imponohet me kokëfortësi grupit parlamentar, pa e pyetur dhe duke e injoruar atë, është e papranueshme dhe jo demokratike.'- shkruan Bardhi.
Sali Berisha megjithëse është përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, pasi u shpall 'non grata' nga SHBA, tha se do të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar që ka thirrur Enkelejd Alibeaj, megjithëse nuk është ftuar nga ky i fundit.
'Jo mbledhje të përbashkët. Mbledhje të grupit parlamentar nuk është i ndarë se e ndani ju nuk është i ndarë. Më kanë njoftuar kolegët e mi se ka mbledhje dhe unë do të shkoj.'- tha Berisha.
-
Kjo mbledhje nuk ka shume rendesi,por nxitimi i Berishes per te marre pjese, me kujton Enver Hoxhen dhe konferencen e Tiranes ne 56'.Kur morri vesh Enveri qe situata po i dilte nga dora,la pushimet dhe nxitoi te rikthehej ne Tirane dhe pastaj ndodhi ajo qe ndodhi.Edhe ish-komunisti Berisha po nxiton te rivendose pushtetin personal ne kete mbledhje.Kush do jete ai burre qe do t'i thote STOP te dera?
Përgjigju -
PD eshte bande antishqiptaresh te perbetuar,nuk ka qene qofte edhe nje dekike parti politike. DASH-i u dha mundesine e arte per t'u bere parti;mundesi qe nuk e meritojne,nuk e respektojne dhe nuk e zbatojne. Sepse jane BANDE,,,qysh prej krijimit. Fat qe Shqiperia e jone qeveriset nga PS,,,fat qe SHBA-te jane ne krah te Popullit Shqiptar,,,,fatkeqsi qe vendi nuk ka nje opozite patriotike.
Përgjigju -
So ka mundësi që në shekullin 21 ndiqet nga mbrapa një njeri si Sali bajga. NJË hajdut, kriminel, psikopat malok idjot njeri i pa skrupullt. Po kta që e ndjekin nga mbrapa jan më idjot se Salhe bajga e më bajg se Salheu.
Përgjigju -
Sa te jete gjalle komunisti i fundit Sali non grata kurr nuk do te fitoi PD.... Keta idjote qe e perkrahin kujtojne se te gjith jane shpellare...
Përgjigju









Komente
Komento