Anti-KÇK-ja, Alibeaj: Përgjime pa lejen e gjykatës për shantazh

TIRANE-Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i ftuar sonte emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' e cilësoi paketën anti-KÇK-të qeverisë si shantazh të kryeministrit Edi Rama kundër grupeve kriminale për t'i përdorur në zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij, puna e SPAK-ut po eklipsohet me anti-KÇK-në, pasi, argumenton Alibeaj, kjo strukturë lëndë të parë duhet të kishte qeverinë dhe më pas ish-qeverinë.  "Të luftosh krimin është lëvizje, e mirë, por të futesh brenda kupton se kjo është tallje e kësaj qeverie. Jemi në vitin e 7 të qeverisjes dhe një ditë të bukur kujtohet qeveria dhe kryeministri për të luftuar krimin është e pabesueshme. Fakti që e bëri me afat kohor tregon mos seriozitetin.

Qeveri tani dhe ish-qeveria më pas duhet të ishte lënda e parë e SPAK-ut. Por me këtë anti-KCK-në e ka eklipsuar SPAK-un, sepse kanë krijuar institucione të tilla që në një grup njerëzish futen brenda edhe prokurori i përgjithshëm dhe kreu i SPAK, që drejtohen nga ministri i Brendshëm dhe japin llogari te kryeministri.  Do u hedhë hi syve shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve, do të mbushë statistikat tani që jemi në prag të çeljes së negociatave. Ky është shantazh ndaj grupeve kriminale për t'i përdorur nesër. Sipas ligjit masa e vetme e rëndësishme për ta është sekuestroja 4 muaj, mund të shtyhet edhe njëherë 4 muaj dhe asgjë. Mesazhi është 'Po ju sekuestroj pasurinë do të përdoreni sikur unë di në zgjedhje për të përsëritur përsëritjen e krimit në procese elektorale për ndryshe pasuritë tuaja do të mbeten të bllokuara'" tha ai.

Enkelejd Alibeaj tha në studio, se një nga katër masat që ka akti normativ lidhet me përgjimet që sipas tij kjo strukturë e re brenda policisë së shtetit i bën pa lejen e prokurorisë dhe gjykatës. "Ka edhe një gjë në fund që e ka futur si pykë, përgjimet. Pse duhen përgjime pa autorizimin e prokurorisë dhe gjykatës? Ka 4 masa, sekuestrimi i pasurisë, ndalimi i veprimtarisë ekonomike, ndalimin e lëvizjes dhe e katërta, përgjimet, pa leje të prokurorisë dhe gjykatës. Kjo është edhe më dramatike. Ato nuk është problemi se janë nul, por cilat duar i përdorin, ka rrezik të përdoren për shantazhe" tha ai.

Në aktin normativ (lexo ketu) që u miratua theksohet se Policia e Shtetit nuk ka të drejtë që të përgjojë, por nëse është në kushtet që duhet të ndërhyjë pasi është përballë për veprimtari terroriste, apo raste të tjera urgjente mund të kërkojë të dhëna te kompanitë telefonike për tabulatet, lokalizimin dhe krijimin e mundësive të identifikimit të përdoruesit fundor të internetit. Një kritikë, ish-deputeti demokrat e kishte edhe për efektiven me syze të OLF-së, "Ligji nuk mund të fshihet pas syzeve të errëta se nuk duhet të ketë frikë".

Në të intervistës, Alibeaj u shpreh se paqja sociale në vend do të vendoset vetëm nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale. "Rolin më të rëndësishëm e kanë ndërkombëtarët, duhet të krijojë kushtet minimale për një proces politik. Duke bërë zgjedhje të parakohshme vendoset paqja sociale dhe më pas pak nga pak do i japim fytyrë edhe shtetit. Nuk jemi në paqe sociale. Fakti që unk po bëjmë protesta nuk do të thotë se jemi në paqe sociale. Ky është një eksplozion që është gati të shpërthejë. Të bëjmë reformën dhe të shkojnë në zgjedhje të parakohshme me qeveri tranzitore" përfundoi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Delinquenti: 11/02/2020 09:49

    O MERHUM po' dhieni ne poture nga frika e pergjimeve se nuk I KONTROLLONI DOT ME JU DHE SKA KUSH TJU INFORMOJ PER CAR BEHET he mo qerrata se dhe ty do te dali dicka e vogel se nuk je qelibar dhe ti jo po' prit avash avash behen punet e MEDHAJA TE TUAT DHE TE LULELESE MOS U MERZITNI SE ESHTE ME RRADHE NE FILLIM ZAGARET PASTAJ TE ZOTET SE JU I KENI LESHUAR ZAGARET SJUA MBAJTI PRAPANICA TI MBA IT FORT.....

    Përgjigju
  • Sifi: 11/02/2020 08:54

    akoma me kete njeri oa kelkqe dhe vetem llap merreni ju. Per cfar oaqe siciale e ke fjalen or irdiner. Paqha sociale ne demojraci vendoset kur zbatohet ligji dhe koha e zgjedhjeve kur eshte sajsionuar ne kushtetute.Doni zghedhje ju te PD ?Beni kerkese Metes te zhvillohen zgjedhje ne Shkoder dhe,Vore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion