Berisha 'non grata', Alibeaj: SHBA ka ftuar disa deputetë të PD në Washington

Partia Demokratike, partia opozitare më e madhe në vend, rrezikon të kontrollohet nga një person i shpallur ‘non grata’ nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë. Ky sinjal alarmues që Berisha të rimarrë sërish kontrollin me PD duket se ka shtuar edhe përpjekjet e SHBA për të shmangur këtë gjë. Një gjë e tillë duket se është edhe ftesa që disa deputetë të DP kanë marrë për të zhvilluar një vizitë në Washington.

Kjo u konfirmua nga kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj i cili tha se një ftesë e tillë është e vërtetë. Në këtë situatë përçarje ku ndodhet PD-ja, ftesa e SHBA-së për këta deputetë duket se do të jetë pikërisht për t’i përkuar që ata të distancohen nga Berisha.

“Jam në dijeni që disa deputetë të PD kanë marrë ftesë për të qenë në Uashington”, tha Alibeaj

PD ndodhet në një krizë të thellë përçarëse mes demokratëve ku pas vendimit të gjykatës Berisha ‘ non grata’ nga SHBA, ka marrë kontrollin e selisë blu dhe sillet si lideri i saj, duke i zbehur të gjitha rolet Komisionit të Rithemelimit, që e ngriti me pretekstin për të drejtuar partinë dhe zhvilluar procese demokratike brenda PD për zgjedhjen e  strukturave të reja.   

Dy ditë më parë edhe i dërguari i SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar tha se ndjen trishtim për gjendjen ku ndodhet PD dhe se demokratët duhet të refuzojnë të shkuarën (referuar Sali Berishës), në mënyrë që të mos rikthehet koha kur Shqipëria shihej si më e korruptuara në rajon.


Lajmi kryesor:

30 deputetë pro platformës së bashkimit të PD, mes tyre Basha, pendohen Bardeli dhe Mziu! Salianji, Duma e Zhupa kundër! Rithemelimi: Koha e pengjeve mbaroi! Alibeaj: Ndiqni verbazi 'idhujt'


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen